Jep dorëheqje zëvendësministri Dukagjin Pupovci

- Advertisement -

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Dukagjin Pupovci, ka dhënë dorëheqje nga detyra.

- paragrafi 1 -

Metro mëson se Pupovci ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, derisa arsyet e dorëheqjes thuhet se janë për shkaqe shëndetësore.

- Advertisement -

Pupovci ka dorëzuar dorëheqjen nga MASHT, me arsye shëndetësore”, ka thënë një burim për Metron brenda MASHT.

Dorëheqja e tij ende nuk është komentuar as nga vetë Pupovci por as nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Pupovci u emërua zëvendësministër i Arsimit në prill të vitit 2021. Ai njihet si njëri ndër ekspertët më të mirë të arsimit.

- Advertisement -

Albanian Kids Education ka tentuar të kontaktojë me Pupovcin por i njëjti nuk është përgjigjur deri në publikimin e lajmit.