Jeni rritur, por keni akne? Ky është shkaku

- Advertisement -

Ky është problem i shpeshtë dhe ekziston arsyeja përse ndodhë kështu.

Profesoresha e dermatologjisë Doris Day thekson që madje pesëdhjetë për qind e femrave vuajnë nga aknet në ndonjë moment të jetës së tyre dhe pas periudhës së pubertetit.

- Advertisement -

Dallimi midis akneve te të rriturit dhe adoleshentët ende nuk është konstatuar, transmeton Telegrafi.

Shkaktarët kryesorë të shfaqjes së tyre janë vaji, bakteret, qelizat e lëkurës të cilat bllokojnë poret dhe krijojnë inflamacion, çekuilibri hormonal, stresi dhe ushqimi.

Kushtet e ambientit jetësor, ndotja dhe ekspozimi në rreze dielli mund të përkeqësojnë aknet te të rriturit.

- Advertisement -

Ndotja e ajrit mund të shkaktojë probleme edhe në lëkurën tuaj. Gjithashtu, ekspozimi në diell ndikon negativisht në gjendjen e lëkurës, edhe pse shumica besojnë që ky ekspozim përmirëson këtë problem.

Dermatologët e thonë të kundërtën. Madje pesëdhjetë për qind e femrave vuajnë nga aknet pas pubertetit.

– Ekspozimi në diell shkakton dehidratimin, gjë që nxit prodhimin e vajrave. Ekspozimin në diell mund ta kontrollojmë duke përdorur kremra të ndryshme, mirëpo ajo që nuk mund ta kontrollojmë është gjenetika, thotë Janet King për revistën Vogue.

Nëse dikush nga anëtarët e familjes sonë ka pasur probleme me aknet si i rritur është e mundshme që atë problem ta kemi edhe ne.