“Kush ka një mik, ka një thesar’’.
“Kush ka një mik, ka një thesar’’.
E keni dëgjuar dhe lexuar me qindra herë këtë shprehje, por në qoftë se mikesha juaj më e ngushtë i përket shenjës së Bricjapit, le të themi që gjërat nuk janë aq mirë sa do të dëshironit, shkruan “IconStyle”.
Të kesh një mik të kësaj shenje është me të vërtetë një fat, edhe pse të lindurit në datat 22 dhjetor -19 janar mund t’ju hapin disa probleme ndonjëherë, transmeton lajmi.net.
Hidhuni një sy karakteristikave të mëposhtme:
Shoqëria me Bricjapin zgjat përgjithmonë Mos u mërzisni nëse nuk keni gjetur akoma dashurinë e ëndrrave pasi në krahun tuaj do të keni gjithmonë miken e ëndrrave.
Shoqëria me një Bricjap është një ndër dhuratat më të vyera që mund t’ju falë jeta kështu që mbajeni sa më fort.
Është një organizuese e lindur nëse do të na duhej të zgjidhnim një tipar karakteristik të Bricjapit, nuk mud të lëmë pa përmendur sensin e saj të organizimit.
Duket sikur kanë lindur me axhendë në dorë dhe për këtë duhet t’u jenë mirënjohëse natyrë së tyre detajiste që nuk i lë kurrë në baltë.
Me plot gojën ju themi se një Briciap është një mik ku mund të mbështeteni. Pavarësisht se mund t’ju lërë të veproni sipas kokës suaj, të gaboni dhe të abuzoni me mirësinë e tij, do t’ju mirëpresë gjithnjë në shtëpi.