E diel, 19 Janar, 2025

Jehona Oruçi, zgjedhet drejtoreshë e muajit dhjetor në Prishtinë

- Advertisement1-

Titulli “Drejtore e Muajit” për muajin nëntor nê Prishtinë i është ndarë drejtoreshës së ShFMU “Faik Konica”, Jehona Oruçi, me vlerësim për angazhim shembullor, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi nga Donjeta Sahatçiu:

- Advertisement -

Po vazhdojmë me përzgjedhjen e Drejtorit/es më të mirë të muajit në shkollat e Kryeqytetit 👏🏻

Titulli “Drejtore e Muajit” për muajin nëntor i ndahet Drejtores së ShFMU “Faik Konica”, znj. Jehona Oruçi, me vlerësim për angazhim shembullor. Rritja e mirëqenies në shkollë, bashkëpunimi me nxënës dhe qasja proaktive me pozitivitet i Jehonës janë motivim për të gjitha shkollat, po edhe për ekipin pranë Drejtorisë së Arsimit në Kryeqytet.

Jehona është kampione e promovimit të temave të sigurisë dhe mirëqenies në shkollë. Shpesh kemi dëgju raste të raportimit të dhunës në shkollën e saj, e shpesh shkolla është etiketu si “problematike”. Por pak e kanë kuptu që kjo ka ndodhë jo pse kjo shkollë është më shumë ose më pak problematike, por që Jehona ka transparencë të lartë dhe nuk heziton me i identifiku e me u marrë me secilin rast. Është virtyt i lartë me rreziku namin e shkollës duke raportu raste të dhunës, vetëm e vetëm që me rritë mirëqenien e sigurinë në shkollë.

Por çka e bën Jehonën edhe më të veçantë në qasjen e saj si udhëheqëse e shkollës është edhe përfshirja e nxënësve në secilin aktivitet dhe planifikim të shkollés. Është ndër shkollat e pakta në Prishtinë prej të cilave marrim ftesa prej vetë nxënësve për iniciativa që i kanë filluar e që gëzojnë mbështetjen e saj. Çdo vit, Këshilli i Nxënësve të shkollës është më kreativ sesa vitin e kaluar, e kjo punë kërkon përkushtim e mbështetje nga stafi menaxherial i shkollës.

Vazhdo tutje Jehona, ke mbështetjen e plotë Faleminderit për përkushtimin e madh në dobi të nxënësve e komunitetit të shkollës.

- Advertisement -rrrrrrr

*Ky është vlerësim simbolik që ekipi i Drejtorisë së Arsimit ka filluar në muajin tetor për të motivuar drejtorët e shkollave, dhe jo vetëm, në punën e tyre me shumë përgjegjësi shoqërore.

#BashkëeNdreqim

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...