Ish-drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku, ka uruar nxënësit me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se shkolla nuk është vetëm vendi ku mësohet, por është hapësira ku rriten nxënësit dhe mësojnë të ëndërrojnë më shumë, të punojnë më fort dhe të besojnë se e nesërmja mund të jetë më e mirë, shkruan AlbanianEducation.net.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës,
Sot, hapet një kapitull i ri i dijes, i përpjekjes dhe i ëndrrave që do të ndërtojnë të ardhmen tënde dhe të vendit tonë.
Të dashur nxënës, ju jeni energjia dhe shpresa e këtij vendi. Çdo fletë që hapni, çdo rresht që mësoni, është një hap drejt ëndrrave tuaja. Mos e humbni kurrë guximin për të ëndërruar, për të pyetur dhe për të kërkuar më shumë.
Shkolla nuk është vetëm vendi ku mësohet, por është hapësira ku rritemi, ku mësojmë të ëndërrojmë më shumë, të punojmë më fort dhe të besojmë se e nesërmja mund të jetë më e mirë.
Të nderuar prindër, sakrifica dhe dashuria juaj janë themeli i suksesit të fëmijëve. Ju jeni shëmbëlltyra e fëmijëve tuaj.
Le të jetë ky vit shkollor një vit i mbushur me suksese, dije të reja dhe plot gëzim.
Le të hapim zemrat për shpresë dhe sytë për dije, sepse e ardhmja e Kosovës është në bankat e sotme shkollore.
Urime dhe suksese fillimi i Vitit Shkollor 2025/2026! 🌟