Jehona Lushaku-Sadriu: Kryeqyteti po fillon mësimin tërëditor – ka ardhë koha, shteti me i dal zot arsimit

- Advertisement -

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se me krenari dhe emocion është mbajtur mbledhja e parë e rregullt e fillimvitit te ri shkollor në shkollën Model, aty ku do të zbatohet mësimi tërë-ditor.

- paragrafi 1 -

” I falënderuam të gjithë mësimdhënësit dhe drejtorët e të gjithë ata që kontribuuan me përkushtim për realizimin e kësaj reforme. Mbështetja e tyre e vazhdueshme ka qenë kyçe për suksesin e kësaj nisme.

- Advertisement -

I siguruam njëkohësisht se Kryeqyteti do t’i ketë shkollat prioritet. Në gjithë rrugëtimin e ndryshimeve arsimore në të mirë të fëmijëve, Kryeqyteti do të jetë garant i përkrahjes së pakontestueshme” shkroi Lushaku-Sadriu.

Kujtojmë se në tri shkolla të Prishtinës, këtë vit mësimi do të jetë tërë-ditor.

Ky është postimi i plotë i saj:

- Advertisement -

KRYEQYTETI PO FILLON MËSIMIN TËRËDITOR!

Me krenari dhe emocion, bashkë me kryetarin Perparim Rama dhe drejtorët e shkollave të Kryeqytetit kemi mbajtur Mbledhjen e rregullt të fillimit të vitit shkollor në Shkollën Model-QB, e cila do të zbatojë mësimin tërë-ditor.

I faleminderuam të gjithë mësimdhënësit dhe drejtorët e të gjithë ata që kontribuan me përkushtim për realizimin e kësaj reforme. Mbështetja e tyre e vazhdueshme ka qenë kyçe për suksesin e kësaj nisme.

I siguruam njëkohësisht se Kryeqyteti do t’i ketë shkollat prioritet. Në gjithë rrugëtimin e ndryshimeve arsimore në të mirë të fëmijëve, Kryeqyteti do të jetë garant i përkrahjes së pakontestueshme.

Ka ardhë koha, shteti me i dal zot arsimit!