Jehona Lushaku-Sadriu: Koha të dëgjohet zëri i mësimdhënësve për Maturën Shtetërore

- Advertisement5 -

Ish drejtoresha e Arsimit në Prishtina, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar lidhur me Projektligjin për Maturën Shtetërore, duke e cilësuar këtë proces si një ndër më të rëndësishmit për të rinjtë, por edhe si një ndër më problematikët ndër vite.

- paragrafi 1 -

Sipas saj, Provimi i Maturës Shtetërore, ndonëse përbën një hap kyç në rrugëtimin akademik të nxënësve, ka shfaqur mangësi serioze që kanë prodhuar padrejtësi për shumë maturantë.

- Advertisement - M1

Ajo bëri të ditur se gjatë mbledhjes së Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji është shqyrtuar Projektligji për Maturën Shtetërore dhe është vendosur që ai të hapet për diskutim publik.

Në këtë kontekst, Lushaku-Sadriu ka bërë thirrje për përfshirje të gjerë të akterëve në arsim, duke ftuar mësimdhënësit dhe prindërit që të ndajnë përvojat dhe sugjerimet e tyre, si dhe të paraqesin propozime konkrete për përmirësimin e këtij procesi.

Sipas saj, qëllimi është që Matura Shtetërore të bëhet më e drejtë, më transparente dhe më funksionale për të gjithë nxënësit.

- Advertisement - m2