Jehona Lushaku Sadriu: Do të jemi gjithmonë krah mësimdhënësve

- Advertisement -

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku-Sadriu, ka uruar mësimdhënësit me rastin e 7 Marsit – Ditën e Mësuesit, shkruan AlbanianEducation.net.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Drejtoria e Arsimit do të jenë gjithmonë krah mësimdhënësve, duke punuar pa ndalur për të përmirësuar kushtet e tyre dhe për të garantuar një arsim cilësor për çdo nxënës.

- Advertisement -

Postimi i tij:

Gëzuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit! 🌸

Me krenari dhe mirënjohje, festuam Ditën e Mësuesit, duke nderuar ata që me përkushtim dhe pasion kanë ndriçuar rrugën e dijes për brezat e rinj.

- Advertisement -

Në këtë ditë të veçantë, patëm kënaqësinë të ndajmë mirënjohje për mësimdhënësit që janë dalluar me sukses të jashtëzakonshëm në procesin edukativo-arsimor. Kjo është një mënyrë modeste për të shprehur falënderimin tonë për punën e tyre të palodhshme dhe kontributin e jashtëzakonshëm në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për fëmijët tanë.

Kryeqyteti dhe Drejtoria e Arsimit do të jenë gjithmonë krah mësimdhënësve, duke punuar pa ndalur për të përmirësuar kushtet e tyre dhe për të garantuar një arsim cilësor për çdo nxënës.

Faleminderit të gjithë mësimdhënësve për përkushtimin dhe sakrificën e tyre të përditshme.

Arsimi është misioni ynë kombëtar dhe ne do të vazhdojmë ta fuqizojmë atë së bashku!