E hënë, 24 Shkurt, 2025

Jehona Lushaku: Qytetarët do të paguajnë rreth 2 milionë më shumë për libra shkollorë

- Advertisement1-

Zyrtarja e lartë e LDK-së, Jehona Lushaku – Sadriu thotë se Qeveria ka dështuar t’i sigurojë librat shkollorë për nxënësit e fillores dhe tani qytetarët do të paguajnë rreth 2 milionë më shumë.

Ministria e Arsimit tha se këtë vit, pas shumë vitesh, nuk do t’u jepen nxënësve librat, por prindërit duhet t’i blejnë e më pas të rimbursohen. Lushaku e LDK-së thotë se shtëpitë botuese nuk do t’i shesin librat me lirim, siç ia ofrojnë Qeverisë dhe se me pakicë librat do të shiten rreth 20 për qind më shtrenjtë.

- Advertisement -

“Paradoksalisht, qeveria do t’i rimbursojë familjet për librat që ata i kanë blerë 20% më shtrenjtë, ndërkohë që e quan këtë metodë të re për kursim parashë. Pra, sërish nga buxheti i shtetit qeveria do të paguaj-rimbursojë një shumë 20% më të madhe për blerjen e librave shkollore”, thuhet në reagimin e zyrtares së LDK-së.

Shkrimi i plotë:

QYTETARËT E KOSOVËS DO TË PAGUAJNË RRETH 2 MILION EURO MË SHUMË PËR LIBRAT SHKOLLORË

Qeveria e Kosovës paska vendosur që familjet t’i blejnë vet librat shkollorë, meqë ka dështuar të negociojë çmimin për blerjen e tyre. Me këtë vendim u vërtetua dështimi i MASHT-it për të siguruar librat për vitin shkollor, për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës.

Paramendoni, Shtëpitë Botuese e kanë vet në dorë të vendosin çmimin e librave. Ato nuk do t’i shesin librat me çmimin me lirim që do të ia ofronin Qeverisë, por çmimi do të jetë deri 20% më i shtrenjtë.

Paradoksalisht, qeveria do t’i rimbursojë familjet për librat që ata i kanë blerë 20% më shtrenjtë, ndërkohë që e quan këtë metodë të re për kursim parashë. Pra, sërish nga buxheti i shtetit qeveria do të paguaj-rimbursojë një shumë 20% më të madhe për blerjen e librave shkollore.

- Advertisement -rrrrrrr

Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të avulloj së paku 2 milion euro nga buxheti i Kosovës, nën petkun e kursimit të parave për tekste shkollore!

Një veprim tjetër tipik populist i Qeverisë Kurti në dëm të qytetarëve e buxhetit të Kosovës!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...