E diel, 23 Shkurt, 2025

Jehona Lushaku: Nxënësit nuk do t’i kenë librat në bankat e tyre – do ketë vonesa

- Advertisement1-

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku Sadriu ka kritikuar vendimin e ministrisë së Arsimit për subvencionim të teksteve shkollore.

Në një konferencë për media Lushaku tha se kjo ministri është treguar e paaftë të përmbushë obligimin ligjor për sigurim të librave si dhe nxënësit nuk do t’i kenë më 1 shtator librat në bankat e tyre, pasi do të ketë vonesa.

- Advertisement -

“Shprehim shqetësimin tonë që për herë të dytë, ministria e Arsimit dështon t’i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit e Kosovës. Kjo tregon që kjo ministri është e paaftë të përmbushë obligimin e saj ligjor për t’i siguruar librat. Tek e fundit është tepër e rëndësishme jo sa para marrin prindërit, por a i kanë fëmijët librat në bankat shkollore më 1 shtator, rrjedhimisht më 2 shtator, dhe kjo del që është e sigurt që nxënësit nuk do t’i kënë librat, do të ketë vonesa në furnizim sepse prindërit edhe deri sot nuk i kanë informacionet bazike se kur do t’i marrin librat, kur do të subvencionohen, cila do të jetë procedura e aplikimit për subvencion dhe probleme të tjera që dalin nga kjo”, tha Lushaku Sadriu.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...