E shtunë, 1 Shkurt, 2025

Jehona Lushaku, emërohet drejtoreshë e Arsimit në Prishtinë

- Advertisement1-

Jehona Lushaku Sadriu, është zgjedhur nënkryetare e Prishtinës dhe udhëheqëse e Drejtorisë së Arsimit, shkruan Albanianeducation.net.

Njoftimi i saj:

- Advertisement -

Të dashur qytetarë të Prishtinës,

Sot kam marrë detyrën e nënkryetares së Kryeqytetit dhe udhëheqjen e Drejtorisë së Arsimit.

Në këto detyra të reja, ndjej para së gjithash përgjegjësi, por dhe privilegj para qytetarëve të Prishtinës.

Prandaj dhe zotohem, që do të angazhohem maksimalisht që të përmbush çdo obligim me përkushtimin dhe përgjegjësinë më të lartë, gjithmonë në shërbim të qytetarëve të kryeqytetit.

Falënderoj me këtë rast kryetarin Përparim Rama për besimin e tij në mua për implementimin e Programit modern ‘Prishtina e Përjetimeve’ dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për vizionin politik prosperues të LDK-së për një Kosovë më të mirë.

Uroj që puna jonë e përbashkët të shënojë arritje e transformim pozitiv të Prishtinës sonë! ❤

- Advertisement -rrrrrrr

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

SBASHK filloi me 9 grupe të trajnimit, organizoi edhe testet për dy grupe të mësimdhënësve

Të shtunën SBASHK filloi me nëntë grupe të trajnimit në programet “Aplikimi i programeve...

Muhamet Selmani: Sfida e zhvillimit të mësimdhënies-mësimnxënies cilësore

Studimi i Muhamet Selmanit shqyrton sfidat e ruajtjes së mësimdhënies cilësore në shkolla në...

Nëna nga Mitrovica alarmoi se po ia rrahin e kërcënojnë fëmijën në shkollë, reagon Nagavci: Do të ketë përgjegjësi

Minsitrja Arbërie Nagavci ka reaguar pasi një nënë nga Mitrovica të premten përmes një...

Nëna nga Mitrovica thotë se djalin po ia rrahin e kërcënojnë shokët, shkolla e mohon

Një nënë vetëushqyese nga Mitrovica e Veriut është ankuar për bullizimin dhe dhunën që...