Jehona Gjurgjeala nga organizata “Toka” e përzgjedhur si eksperte e jashtme për të qenë pjesë e komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave në komunën e Prishtinës ka bërë të ditur se e bëjnë poentimin e kandidatëve dhe e dërgojnë më pas te kryetari i Komunës, e më pas kryetari e bën emërimin.
Gjurgjeala tha se kanë punuar me muaj të tërë për të përgatitur këtë konkurs.
Sipas saj, kandidatët do e kuptojnë pse është marrë kaq shumë kohë për të përgatitur këtë konkurs kur ta shohin atë, pasi qëllimi është që të jetë një konkurs sa më meritor.
Ajo tha se është publikuar një udhëzues në Prishtina Online që i orienton kandidatët për të aplikuar në këtë konkurs.
Gjurgjeala tha se për të bërë që konkursi të mos mendohet nga kandidatët “si i shitur” janë marrë disa hapa dhe ekzistojnë disa fakte.
“Janë ekspertët e pavarur, njerëzit kanë punu me ‘Teach for Kosova’ edhe ‘Toka’ na njeh komuniteti i mësimdhënësve, kanë qenë britanikët e përfshirë, ka me qenë e hapur për vëzhgues”, ka deklaruar ajo për “Kallxo Përnime“.