E diel, 23 Shkurt, 2025

Jehona Gjurgjeala dhe Egzon Gashi, pjesë e komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zv.drejtorëve në shkollat e Prishtinës

- Advertisement1-

Jehona Gjurgjeala themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e “Organizatës Kosovare për Talent dhe Arsim – TOKA” dhe Egzon Gashi është themelues dhe drejtor ekzekutiv i “Teach For Kosova”, dy ekspertët e pavarur të arsimit që nga sot zyrtarisht do të jenë pjesë e komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendës-drejtorëve të çerdheve dhe shkollave të Prishtinës.

Njoftimi:

- Advertisement -

Njihuni me Jehonën dhe Egzonin, dy ekspertët e pavarur të arsimit që nga sot zyrtarisht do të jenë pjesë e komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendës-drejtorëve të çerdheve dhe shkollave të Prishtinës.

Jehona Gjurgjeala është themeluese dhe Drejtoreshë Ekzekutive e “Organizatës Kosovare për Talent dhe Arsim – TOKA”. Ajo ka përfunduar studimet bachelor dhe master në London School of Economics and Political Science. Jehona po ashtu ka përfunduar programin profesional ne Politika te Edukimit, nga Georgetown University. Ajo ka përvojë mbi dhjetë vjeçare në pozita menaxheriale në ndërmarrje ndërkombëtare – me zyra në Oksford, Londër dhe Kopenhage.

Ndërsa Egzon Gashi është është themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i “Teach For Kosova”, një organizatë joqeveritare e cila synon të përmirësojë cilësinë e sistemit arsimor në Kosovë. Egzoni ka studiuar marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Oxfordit, ka Master në Edukim në Johns Hopkins University, ku edhe aktualisht është duke ndjekur studimet e doktoraturës në Lidership dhe Sipërmarrje në Arsim.

Jehona dhe Egzoni janë ndër profesionistët më të mirë të fushës dhe jam shumë e bindur që do të bëjnë një punë të shkëlqyer së bashku me të gjithë anëtarët tjerë të komisionit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...