Pas më shumë se një muaji grevë, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ka vendosur që pezullojë grevën dhe mësimi të fillojë të hënën. Rizgjedhja Albin Kurti në krye të VV-së, premtime për viza dhe përplasja në PDK, janë disa nga ngjarjet e javës që po lëmë pas.
Pezullimi i grevës
SBAShK ka njoftuar se greva e filluar me 25 gusht do të pezullohet deri më janar 2023.
Kështu ka vendosur anëtarësia e kësaj sindikate, e cila më shumicë të votave, vendosi që greva të pezullohet.
Kryetari i Këshillit Grevist të sindikatave dhe kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka kërkuar nga qeveria që gjatë kësaj kohe të shfrytëzohet dialogu me ta.
“Urojmë që kjo kohë të shfrytëzohet nga Qeveria për dialog, sepse janari i vitit 2023 vjen shpejt, por nuk është mirë të ndodhë prapë greva si kjo e tanishme”, ka thënë ai në konferencë për media.
Grevistët vazhdojnë të kërkojnë shtesë prej 100 eurove, deri sa të hyjë në fuqi ligji i ri i pagave.
Në anën tjetër, Qeveria Kurti ka ofruar vetëm 50 euro duke refuzuar ofertën e SBAShK-ut.
Pas vendimit që të ndalet greva, vartës të pushtetit u krenuan dhe u pa si fitore e Qeverisë Kurti ndaj sindikatave. Bile, deputeti Dimal Basha, tha se Kurti ‘t’i palon’.
Ndërsa, nga SBAShK pati mësimdhënës të pakënaqur që të ndalet greva.
Mbetet të shihet nëse Qeveria dhe SBAShK-u do të gjejnë zgjidhje që të mos ketë grevë përsëri në janar 2023.