E enjte, 21 Nëntor, 2024

Java e 39-të e shtatzënisë: Lindja mund të fillojë çdo ditë – mund të ndodhë çdo ditë

- Advertisement1-

Në javën e 39-të të shtatzënisë, të gjitha shenjat tregojnë për pushim, pritje dhe vetëpërmbajtje.

Shumica e foshnjave lindin gjatë javës së 39-të të shtatzënisë. Tani jeni në javën e tretë të muajit të 10-të. Jeni shumë afër fundit të shtatzënisë.

- Advertisement -

Gjatësia dhe pesha e foshnjës në javën e 39-të të shtatzënisë

Deri në javën e 39-të të shtatzënisë, fëmija juaj ka arritur rreth 50 centimetra – afërsisht sa madhësia e një shalqiri. Pesha është afërsisht 3250 gramë. Mesatarisht, të porsalindurit peshojnë 3200 deri në 3500 gramë dhe janë të gjatë nga 50 deri në 52 centimetra. A do të jetë fëmija juaj më i vogël apo më i madh – më i lehtë apo më i rëndë? Paradispozitat gjenetike të fëmijës dhe koha në të cilën ka lindur bebja, këtu luajnë rol vendimtar.

Zhvillimi i foshnjës

Me peshën e saj, të cilën foshnja e ka ruajtur edhe si rezerva dhjami për kohën pas lindjes, tani duket plotësisht e trashë. Në pozicionin embrional, ajo qëndron e mbështjellë në bark si një top dhe është gati për udhëtimin e madh në botë.

Fëmijët të cilët tani edhe më shumë maturohen në bark, do të vazhdojnë të shtojnë me peshë dhe pak në gjatësi. Por jo aq rritje sa ishte gjatë javëve të fundit.

Maturimi i organeve tashmë ka përfunduar. Funksionet e organeve dhe sistemeve të veçanta, tani po funksionojnë gjithashtu në mënyrë të tillë që fëmija juaj të disponojë gjithçka që i nevojitet për jetën pas lindjes. Kjo gjithashtu përfshin të gjitha proceset metabolike që e bëjnë shndërrimin e ushqimit të konsumuar dhe e bëjnë atë të pranueshëm për organizmin.

- Advertisement -rrrrrrr

Çështja e madhe në lidhje me pamjen e foshnjës zbulohet vetëm pas lindjes. Por, e përbashkëta e të gjithë të porsalindurve është se ata duken shumë të ngjashëm me babanë e tyre. Ngjashmëria me babanë është proces i natyrshëm që siguron se partneri juaj gjithashtu mund të krijojë lidhje emocionale me fëmijën e tij dhe të kujdeset për foshnjën e tij. Vetëm në javët dhe muajt e ardhshëm, foshnja do të zhvillojë pamjen e vet individuale, e cila përbëhet nga pjesët e të dy prindërve. Prandaj, gjatë pjesës së parë të jetës së vet, fëmija mund të duket më shumë si nëna dhe pastaj më shumë si babai.

Ngjyra përfundimtare e syve shfaqet vetëm pas muajit të 12 deri në muajin e 18. Formimi i pigmentit zhvillohet paraprakisht. Në këtë fazë, sytë shpesh duken pak të papërcaktuar – nganjëherë janë të gjelbër, pastaj më blu ose të përhimët.

Dhimbjet e lindjes, të cilat herë pas here mund t’i ndjeni në mënyrë të parregullt, e shtyjnë fëmijën tuaj gjithnjë e më shumë në legenin e vogël.

Sasia e lëngut amniotik zvogëlohet në fund të shtatzënisë derisa të largohet përfundimisht nga trupi së bashku me foshnjën.

Kështu ndihet nëna e ardhme në javën e 39-të të shtatzënisë

Në javën e 39-të të shtatzënisë, shtatzënia bëhet ngarkesë për shumë nëna të ardhshme dhe gjithçka që ato dëshirojnë është që lindja të fillojë më në fund. Kjo është një gjë e mirë dhe e dëshirueshme, sepse në këtë mënyrë ju gjithnjë e më shumë e largoni frikën nga lindja.

Gjatë javës së fundit të shtatzënisë, fëmija juaj mund të jetë shumë aktiv ose shumë i qetë, kjo ndryshon shumë. Foshnjat mund të jenë shumë aktive edhe gjatë lindjes ndërsa të tjerat duken sikur flenë gjatë gjithë kohës. Sidoqoftë, duhet ta ndjeni fëmijën tuaj në intervale të ndryshme.

Shenjat dhe simptomat e zakonshme

Shfaqen simptomat e ftohjes

Meqenëse trupi juaj po i kushton tërë energjinë e vet lindjes së ardhshme në kohën shumë të afërt me lindjen, mund të përjetoni simptoma të lehta të ftohjes. Sistemi imunitar tani nuk është aq i fortë. Por mos u shqetësoni për këtë. Këto shenja as nuk e pengojnë rrugën e lindjes, por as nuk e dëmtojnë fëmijën tuaj, sepse ai tashmë i ka qelizat mbrojtëse imune.

Njihni shenjat e lindjes

Pothuajse gjithmonë dhe vazhdimisht ju dëgjoni veten dhe interpretoni të gjitha proceset në trupin tuaj si shenja të lindjes – për shembull një tërheqje në bark, dhimbje koke, shkarkime ose të përziera. Në fakt, kryesisht janë të ashtuquajturat para-dhimbje që ju bëjnë të besoni se më në fund po ndodh. Vetëm simptomat, të tilla si të përzierat dhe diarreja ose dhimbjet e forta të barkut, janë padyshim shenja që tregojnë lindjen.

Ngërçet në këmbë

Ndonjëherë, këmbët tuaja mund të përjetojnë ngërçe apo mpirje, sikur milingonat të ecnin mbi to. Kjo ngjan pasi pesha e foshnjës dhe pesha e mitrës ushtrojnë presion mbi nervat e legenit. Kjo prish funksionin e qelizave nervore dhe çon në informim të rrejshëm në tru të njohur si ndjesi jo normale. Kjo simptomë e trupit tuaj, konsiderohet normale në shtatzëni të përparuar dhe nuk ka nevojë për trajtim. Nga kjo simptomë do të liroheni menjëherë pas lindjes dhe nuk do të ndjeni më asgjë, sepse, nervat do të vazhdojnë të punojnë plotësisht normalisht.

Përmbledhje e këshillave më të mira

Nëse keni ndjesi të ngërçeve në këmbët tuaja, ngrijini më lartë se trupin dhe fërkoni këmbët me vaj të ekstraktit të gështenjës (Aesculus hippocastanum).
Nëse jeni duke përjetuar një para kontraksion veçanërisht të rëndë – domethënë, çfarë nuk ju ndodh rregullisht – atëherë përdorni frymëmarrjen e kontraksioneve, siç e keni mësuar në kursin parapërgatitor për lindje.

A e keni bërë tashmë kallëpin e barkut në gips? Modeli i kopjuar i barkut gjithmonë është kujtesë e qëndrueshme, gjithashtu për fëmijën, me të cilin më vonë së bashku mund të pikturoni dhe dekoroni kallëpin e barkut.

Pyetjet e mundshme për mjekun ose maminë

Ngjajnë dhimbjet e lindjes

Pak para lindjes, ju mund të keni vizita të rregullta nga mamia juaj e cila është gjithmonë pranë jush për të hequr pasigurinë e mundshme. Edhe pa ultratingull, ajo e di se çfarë po ndodh me fëmijën e barkut tuaj dhe sa do të zgjasë koha deri në lindje.

Nëse keni shpesh para-kontraktime të lindjes të parregullta, por ato nuk janë të rëndësishme për lindjen, atëherë mamia do t’ju këshillojë për metodat që mund t‘i shkaktojnë kontraktimet reale.

Seksi me partnerin tuaj, gjithashtu ofron mundësi mjaftë të natyrshme për të nxitur sado pak lindjen. Sperma e burrit, si një prostaglandinë e natyrshme, mund të zbusë qafën e mitrës dhe kështu ta hapë atë, mund të bëj mrekulli të vërtetë në shumë raste dhe është gjithashtu argëtuese – nëse dëshironi.

Stimulimi i thithave, pasi përdoret shpesh në dashuri, është po aq efektive. Për shkak se përkëdhelja intensive e thithave ndikon që trupi ta çlirojë hormonin oksitocinë, i cili shkakton lindjen kur pacientja është e gatshme të lindë.

Nëse ju pëlqen ta bëni këtë, bëje, nëse jo, fëmija juaj vetvetiu do të lind kur t’i vije koha. Ti vendos!

Këshillë e mamisë

“Erëza të tilla nga xhenxhefili, kanella, karafili dhe kardamomi, mund të nxisin fillimin e lindjes. Për shembull, hani ushqim indian, aziatik ose pini çaj yogi.

Sidoqoftë, trupi juaj do të reagojë ndaj kësaj vetëm nëse është i gatshëm ta bëjë vetë këtë. Është thjesht një shtytje”. Dorothee Kutz, mami. / Hipp Kosova /

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vajzë apo djalë? 9 mënyra si të zbuloni gjininë e bebit tuaj ende pa bërë ekon te mjeku

Në përgjithësi, gratë shtatzëna shtojnë në peshë, por vendi ku shkojnë kilet e tepërta...

Tremujori i dytë i shtatzënisë: Karakteristikat dhe zhvillimi i foshnjës tuaj

Zhvillimi i foshnjës në tremujorin e dytë të shtatzënisë është i mahnitshëm! Jo vetëm që...

Kalciumi një nga vitaminat esenciale për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

Acidi folik, hekuri e kalciumi janë tre nga llojet përbërese të vitaminave prenatale. Këto...

Ky shtet ndalon abortin me ligj. 3 rastet e vetme kur e lejon

Guvernatori i Oklahomas Kevin Stitt firmosi të mërkurën ligjin e ndalimit më të rreptë...