Në javën e 37-të të shtatzënisë, tashmë jeni në muajin e 10-të të shtatzënisë.
Në popull thuhet se shtatzënia zgjat nëntë muaj. Sidoqoftë, koha derisa fëmija të lindë e tejkalon këtë kohë.
Në të vërtetë, shtatzënia zakonisht zgjat rreth 9½ muaj. Jo vetëm ju si nënë e ardhshme, por edhe fëmija juaj tani po përgatitet intensivisht për ditën kur do të vije në këtë botë, të qëndrojë në krahët tuaj dhe të ndjejë për herë të parë aromën e prindërve të vet.
Gjatësia dhe pesha e foshnjës në javën e 37-të të shtatzënisë
Foshnja juaj, gjatë një jave e ka shtuar gjatësinë me rreth një centimetër. Në javën e 37-të të shtatzënisë, foshnja tashmë është 48 centimetra e gjatë dhe është sa madhësia e gjethit të spinaqit zviceran. Me një peshë prej 2900 gramë, fëmija juaj së shpejti do të ketë arritur peshën prej tre kilogramësh, peshë e cila është shumë afër asaj gjatë lindjes.
Zhvillimi i foshnjës
Nga java e 37-të e shtatzënisë, bebja juaj është gati për lindje dhe jetën jashtë mitrës tuaj. Bebja juaj, deri në ditën e madhe të lindjes, përdor kohën e mbetur për të krijuar akoma më shumë rezerva të yndyrës. Fëmija i palindur tani fiton peshën trupore me rreth 20 deri në 30 gram në ditë – 15 për qind e peshës së tij trupore tani përbëhet nga dhjami. Kjo i lejon foshnjës të ruajë dhe rregullojë temperaturën e trupit pas lindjes, në mënyrë që të mos ftohet dhe të vazhdojë të zhvillohet shëndetshëm. Qelizat dhjamore janë të pajisura në mënyrë të tillë që të mund ta shndërrojnë yndyrën në nxehtësi direkt në secilën qelizë individuale, në mënyrë që temperatura e të porsalindurit të mbahet sa më konstante.
Pak para lindjes, fëmija i palindur e humb një pjesë të madhe të flokëve të lanugos, dhe në të njëjtën kohë zvogëlohet gradualisht edhe sipërfaqja e mbështjellësit të “djathit” mbrojtës (vernix caseosa). Një pjesë e të dyja këtyre, mbetet deri në lindje dhe janë të dukshme në lëkurën e të porsalindurit. Një mami me sy të stërvitur mund të përcaktojë moshën e saktë të foshnjës nga sasia e flokëve të lanugos dhe mbështjellësit të “djathit”. Fëmijët që zakonisht lindin me vonesë, pothuajse nuk kanë asnjë njollë të mbështjellësit të “djathit”. Këtu, ekziston edhe aspekti i butësisë së lëkurës që zbulon moshën dhe pjekurinë e fëmijës.
Kafka dhe truri vazhdojnë të rriten deri në lindje, ndërsa organet tjera janë zhvilluar plotësisht dhe kanë filluar tashmë të funksionojnë. Foshnja vazhdon të marrë flokët lanugo dhe qelizat e lëkurës nga lëngu amniotik në bark, nga i cili mekanizëm, e ashtuquajtura jashtëqitje e bebes, zhvillohet në zorrët e saj dhe sekretohet si jashtëqitje e zezë dhe ngjitëse pas lindjes së bebes.
Në javën e 37-të të shtatzënisë, tashmë shpesh koka e vogël e foshnjës tuaj është e vendosur në legenin e vogël për shkak të dhimbjeve të mëhershme të lindjes së rrejshme, është parakushti më i mirë për lindjen. Foshnja ndodhet atje në pozitë të pakëndshme në të cilën mund të lëvizë vetëm pak dhe ndodh lindja shpenguese. Deri atëherë, shumica e fëmijëve kanë fjetur gjatë dhe mbledhin forca për të dalë nga barku i nënës.
Kështu ndihet nëna e ardhme në javën e 37-të të shtatzënisë
Ndoshta për momentin po ndiheni pak të shqetësuar dhe jeni të ngazëllyer para lindjes që ju pret. Sidomos kur do të lindni fëmijën për herë të parë, ende nuk mund të vlerësoni siç duhet simptomat e trupit tuaj dhe nuk i dini tanimë cilat janë shenjat e lindjes.
Këshillë e mamisë
“Ndoshta tash fillon koha kur ju mendoni se “më nuk keni dëshirë” dhe le të ndodh lindja sa më shpejt. Kjo është normale dhe gjë e mirë. Lindja do të vijë së shpejti”.
Kalendari i shtatzënisë ngadalë po përmbyllet dhe ju keni edhe pak kohë për të bërë përgatitjet e fundit për ardhjen e bebes tuaj. Tani duhet të jeni të sigurt se ku do të lindni fëmijën tuaj dhe kush dëshironi t’ju shoqërojë gjatë lindjes. Çanta për klinikë tani duhet të jetë e paketuar dhe e gatshme në vend të ditur për partnerin tuaj se ku ndodhet. Ju së bashku me siguri e keni zhvilluar planin se në cilën kohë dëshironi të shkoni për lindjen tuaj në spital apo në qendrën e lindjes ose kur mamia përcjellëse duhet të thirret për ndihmë.
Shenjat dhe simptomat e zakonshme
Rritet presioni mbi organet
Kontraktimet që e lëvizin foshnjën më thellë në legen dhe e sjellin atë në pozicionin e duhur për lindjen, tashmë kanë ndodhur ose do të ndodhin këtë javë. Kjo e rrit presionin mbi legenin e vogël dhe në fundin e legenit. Nga ana tjetër, presioni mbi mushkëritë do të lehtësohet dukshëm. Kjo shenjë është e perceptueshme si presion drejt pjesës së poshtme. Për të parandaluar muskujt e fundit të legenit, duhet të kryeni lëvizje të lehta rrethore të kësaj pjese të trupit. Kjo do t’ju relaksojë dhe do ta zvogëlojë presionin. Përveç kësaj, lëvizjet e tilla e ndihmojnë fëmijën të sillet më lehtë në pozicionin e vet të lindjes.
Shenjat e para të lindjes janë të dukshme
Lindja mund të fillojë në çdo kohë, e cila zakonisht paralajmërohet nga gazrat me diarre, ndoshta me të vjella, dhimbje të mundshme koke, dhimbje të forta të shpinës dhe të barkut. E ashtuquajtura shenjë është kur do të vëreni shkarkesën urinare me gjak të shtuar, tregon zakonisht se po fillon lindje. Me këtë simptomë, pengesa para qafës së mitrës në fund do të lirohet. Me fillimin e dhimbjeve reale të lindjes, qesja amniotike shpërthen në shumicën e të gjitha lindjeve, gjë që vërehet si një rritje ose rrjedhje e lëngut amniotik nga vagjina. Atëherë duhet të niseni pa vonesë për në spital, sepse këputja e traktit urinar nxit dhimbjet e lindjes dhe kështu shkakton lindjen. Ju lutemi, shkoni drejtë në klinikë menjëherë nëse qesja amniotike ka shpërthyer, edhe pa pasur dhimbje të lindjes.
Këshillë mamie
“Nëse nuk jeni të sigurt nëse janë kontraktime të ushtrimit apo kontraktime të fillimit të lindjes, në shpinë mund të vendosni një shishe me ujë të nxehtë ose një jastëk të mbushur me fara të vishnjës për masazh. Nëse kontraksionet qetësohen, këto ishin kontraksione ushtrimi para lindjes.
Është gjithashtu tregues i mirë nëse akoma mund të flisni deri sa ndodhin kontraksionet. Nëse jo, kontraktimet janë cilësore dhe duhet të shkoni në klinikë.
Nëse më nuk ndiheni rehat në shtëpi, gjithmonë duhet të shkoni drejtë në klinikë. Për më tepër, koha varet edhe nga ajo se sa larg banoni nga spitali juaj i lindjes”. Dorothee Kutz, mami
Përmbledhja e këshillave më të mira
Lejoni vetes shumë pushim dhe shijoni kohën e mbetur me të dashurit tuaj.
Zhvilloni planin për momentin kur fillon lindja, siç është mënyra se si do të arrini në spital / qendrën e lindjes, kush do të jetë me juve atje, kush duhet të informohet lidhur me këtë dhe ku është saktësisht çanta për klinikë. Kjo do ta zvogëlojë nivelin e stresit dhe do t’ju bëj mirë.
Nëse fshikëza juaj pëlcet papritmas, në mënyrë që të shmangni rrezikun e pantallonave të lagura, mund të vishni mbathje të forta sanitare.
Kushtoni rëndësi mendimeve për kohën pas lindjes dhe merruni me fazën e lehonisë në të cilën mund të rigjeni forcën për jetën e përditshme me fëmijën tuaj.
Pyetjet e mundshme për mjekun ose maminë
Reagimet ndaj shenjave të lindjes
Me njohuritë teorike të simptomave të trupit që paralajmërojnë fillimin e lindjes, ju jeni të përgatitur më së miri. Sidoqoftë, shpesh pasiguritë zgjerohen. Prandaj, diskutoni të gjitha çështjet eventuale me maminë tuaj. Ajo mund t’ju tregojë se cilat shenja të lindjes duhet t’i merrni para sysh. Për këtë, mamia juaj duhet të jetë gjithnjë në dispozicion me telefonin celular rreth datës tuaj të lindjes. Pyesni nëse ky shërbim vlen edhe gjatë natës. Diskutoni gjithashtu se çfarë duhet të bëni pas lindjes dhe si të kujdeseni për veten dhe fëmijën tuaj në shtëpi. Kjo ju jep siguri me të cilën mund ta kaloni lindjen me qetësi. / Hipp Kosova /