Në javën e 34-të të shtatzënisë dhe rreth gjashtë javë para datës së parashikuar të lindjes së foshnjës tuaj, tani do të jeni nën mbrojtjen e Ligjit për shtatzëni.
Tani duhet të keni ndërprerë punën dhe ua keni dorëzuar kolegëve ose përfaqësuesit tuaj gjërat apo përgjegjësitë. Kjo ua jep qetësinë dhe përqendrimin e nevojshëm për ditët që do të vijnë.
Gjatësia dhe pesha e foshnjës në javën e 34-të të shtatzënisë
Fëmija juaj, i cili do të shohë dritën e diellit brenda disa javëve, është i gjatë rreth 45 centimetra në javën e 34-të të shtatzënisë. Kjo korrespondon me madhësinë e një sallate të madhe romane. Me peshën rreth 2237 gram, gjithnjë e më shpejt, foshnja po i afrohet peshës që do ta ketë gjatë lindjes. Shtimi i gjatësisë dhe peshës do të vazhdojë të rritet individualisht deri në lindje. Kjo do të thotë që jo çdo foshnjë do t’i përmbahet tabelës për peshën e paraparë, sepse kushtet themelore gjenetike kanë ndikim të madh në peshën e saj.
Zhvillimi i foshnjës
Shqisat e foshnjës tuaj janë të zhvilluara mirë. Në javën e 34-të të shtatzënisë, të dëgjuarit e foshnjës rafinohet më tej. Në këtë fazë të zhvillimit të saj, bebja juaj veçanërisht mirë i dëgjon zërat e lartë. Tani bebja dëgjon me vëmendje muzikë dhe tingujt e dëgjuar do t’i rikujtojë pas lindjes së saj. Këta zëra të njohur dhe tonet muzikore do të ndjehen si të njohur dhe do ta qetësojnë të porsalindurin.
Kalciumi do të depërtojë në kockat e skeletit të fëmijës suaj, i cili siguron që masa kockore të forcohet, kondensohet. Kjo kontribuon që eshtrat të bëhen më të fortë, më të mëdhenj dhe më të qëndrueshëm. Maturimi i kockave nuk ka përfunduar ende plotësisht gjatë lindjes. Ju duhet ta përkrahni tutje këtë proces me vitaminën D. Ju do ta merrni recetën nga pediatri juaj gjatë ekzaminimeve me ultra zë. Sipas rekomandimeve aktuale, të gjithë të posalindurit duhet të marrin çdo ditë vitaminë D në formë të pikave ose tabletave – deri në pranverën e dytë të jetës së tyre. Mushkëritë i nënshtrohen procesit të maturimit të mëtejshëm, duke u bërë ato më stabile dhe funksioni i tyre më të qëndrueshme.
Foshnja tani ka gjithnjë e më pak hapësirë për të shtriqur trupin e vet, prandaj kthehet me tërë masën e saj nga njëra anë në tjetrën. Nëse jeni duke pritur binjakë, problemi i hapësirës për dy foshnjat në mitër është edhe më i madh dhe lëvizjet janë edhe më intensive për shkak të kufizimit. Në rastin e një shtatzënie binjake, mbivendosja e dy trupave, për mjekun bëhet e vështirë të përcaktojë dhe shfaqë ritmin e dy zemrave siç duhet. Ekzaminimet me ekografitë paraqesin sfidë të veçantë.
Tek fëmijët meshkuj, testikujt zhvendosen nga barku në skrotum në javën e 34-të të shtatzënisë. Në ultratingull, kjo zakonisht, në këtë kohë, duket veçanërisht e madhe. Kjo është për shkak të mbajtjes së ujit që është formuar nën qesen e lëkurës. Pas lindjes, shumë djem ende kanë skrotum të madh, me pamje të fryrë. Sidoqoftë, ky fenomen zhduket pas disa ditëve jetë.
Për shkak të një impulsi që merr bebja, ajo vazhdon të lëvizë gradualisht në drejtim të pozitës së lindjes, gjë që e bën të mundur lindjen normale dhe të natyrshme.
Këshillë e mamisë
“Nëse fëmija juaj nuk është kthyer përmbys deri në javën e 34-të të shtatzënisë, ekzistojnë metoda të ndryshme që mund ta stimulojnë rrotullimin. Gjëja më e mirë për të bërë është të kontaktoni menjëherë maminë tuaj. Për shembull, e ashtuquajtura metoda moxen vjen nga mjekësia kineze – por kjo është e mundur vetëm në harkun e shkurtër kohor”. Dorothee Kutz, mami
Foshnja ka marrë pozicionin e saj përfundimtar për lindje rreth katër javë para lindjes. Disa bebe qëndrojnë në pozicionin kruspull embrional për një kohë të gjatë me këmbët e tyre të tërhequra shtrihen vetëm kur fillon lindja.
Kështu ndihet nëna e ardhme në javën e 34-të të shtatzënisë
Derisa fëmija juaj rritet, shtatzënia bëhet edhe më e vështirë për juve. Ligjvënësi kishte arsye të vendoste që tani e tutje juve nuk do t’ju duhet të shkoni në punë çdo ditë. Tani përqendrohuni te vetja dhe shijoni kohën tuaj.
Gjatë lejes për lindjes, ju nuk keni pse të keni halle në aspektin financiar, sepse paga juaj ende paguhet në këtë kohë. Kështu që ju, mund të relaksoheni dhe të përshtateni me situatën e re, sepse edhe pas lindjes së pasardhësit tuaj, nuk do të jeni në gjendje ta ushtroni aktivitetin tuaj profesional për një kohë të gjatë. Gjatë kësaj kohe ju duhet të jeni aty për beben tuaj, t’i kushtoni shumë rëndësi jetës së re familjare dhe të jeni në gjendje të kujdeseni për të në mënyrë optimale.
Shenjat dhe simptomat e zakonshme
Dhimbja e shpinës dhe gulçimi janë ankesa mbizotëruese në javën e 34-të të shtatzënisë me të cilan sigurisht do të duhet të luftoni. Për rreth dy javë, do të fillojnë dhimbjet e lindjes, të cilat do ta lëvizin mitrën me foshnjën më thellë në legen, pelvik. Gjatë kësaj kohe, mund të shfaqen simptoma të tjera, të tilla si diarreja ose të përziera të lehta. Sidoqoftë, këto shfaqje të dhimbjeve qetësohen shpejt.
Presioni teposhtë
Ju tashmë mund të vini re një presion të pazakontë që shkon teposhtë barkut. Pesha e foshnjës e ngarkon fundin e legenit. Ky presion mund të rritet sërish pas tkurrjeve provuese vertebrale, sepse foshnja më pastaj do të rrëshqasë drejt legenit të vogël. Ju mund të kundërveproni me lëvizje të lehta, të tilla si ushtrimi i legenit. Këto ushtrime e çlirojnë unazën e legenit kockor dhe indet përreth dhe parandalon tensionin në këtë zonë.
Dhimbje të rrejshme të lindjes apo të vërteta?
Para fillimit të kontraktimeve, çanta juaj e klinikës duhet të jetë në vend të përhershëm, sepse shumë prindër nuk janë të sigurt nëse përfshihen në dhimbje të rrejshme apo reale. Vazhdimisht, prindërit për herë të parë, prindërit e rinj e drejtojnë makinën në klinikë të pavendosur dhe më pas zakonisht kthehen në shtëpi me “alarm të fikur”. Për çdo rast, ky udhëtim në spital është ushtrim i shkëlqyeshëm në rast të urgjencës – për ditën e vërtetë të lindjes.
Përmbledhje e këshillave më të mira
Mendoni tani për kohën që vije menjëherë pas lindjes, periudhën magjepsëse të gjidhënies, dhe kujdesuni t’i keni pajisjet e duhura në kohë: Sytjenat praktike dhe veshjet e epërme për ushqyerjen me gji, jastëkët për gjidhënie, kremin e kujdesit për thithkat dhe shumë më tepër.
Nëse keni përjetime të dhimbjes në bark, mund të provoni nëse janë dhimbje të rrejshme të lindjes apo është lindje e vërtetë. Vëzhgoni kohën për këtë (kontraksionet zgjasin vetëm disa sekonda) dhe shtrihuni në vaskën e ngrohtë. Në vaskë, dhimbjet e lindjes apo kontraksionet do të tërhiqen, ndërsa dhimbjet e lindjes së vërtetë do të intensifikohen.
Seksi kur e keni barkun me barrë, është argëtues dhe ju relakson. Bëhuni kreativ, po ashtu mund të bëni masazhin perineal për jetën tuaj seksuale.
Pyetjet e mundshme për mjekun ose maminë
Lot perineal – prerja perineale (epiziotomi)
Ju mund të parandaloni lotin e mundshëm perineal ose prerjen perineale, duke masazhuar perineumin tuaj në formë rrethore me vaj cilësor ose vaj të veçantë masazhimi për perineum çdo ditë, gjatë javëve të fundit të shtatzënisë. Në këtë mënyrë, ju e lironi atë duke e bërë më të butë dhe më elastik, dhe kështu arrihet më lehtë depërtimi i kokës.
Pyeteni maminë tuaj për udhëzimet rreth masazhit dhe vajrave të përshtatshme.
Kur fëmija nuk dëshiron të rrotullohet
Ndonjëherë është e mjaftueshme që nëna të ndryshojë pozicionin e saj dhe të ngrejë legenin lart vazhdimisht me lëvizje të buta. Foshnjës i krijohet gjendje e pakëndshme dhe mund të rrotullohet.
Reflektimet e dritës mund të ndikojnë po ashtu për të pasur sukses për rrotullimin e foshnjës. Këtu, nëna e ardhshme ndez elektrikun e dorës përball barkut nga poshtë në errësirë, për shembull nën batanije. Fëmija bëhet i vetëdijshëm për këtë dhe mund të rrotullohet drejt burimit të dritës.
Një metodë tjetër është ajo e zhurmës së tingullit. Nëna e lidh një zile të vogël ose një sferë metalike që lëshon tinguj në brezin mbajtës të belit dhe e lejon atë të qëndroj e varur gjatë vrapimit në mënyrë që të prodhojë tinguj. Edhe këtu foshnja bëhet e vetëdijshme dhe interesohet për origjinën e tingujve dhe mund të lëvizë drejt tyre.
Të gjitha këto mundësi i kanë ndihmuar tashmë shumë foshnja të kalojnë nga pozicioni i papërshtatshëm në pozicionin e duhur të lindjes dhe kështu i kanë bërë nënat të lumtura. Mamia juaj sigurisht do t’ju ketë sugjeruar edhe truke të tjera që mund ta ndryshojnë pozicionin jo të duhur të bebes dhe kështu ta parandalojnë lindjen më të komplikuar ose prerjen cezariane. / Hipp Kosova /