Në javën e 33-të të shtatzënisë, tani jeni në muajin e nëntë të shtatzënisë – po fillon faza e fundit, emocionuese, në zhvillimin e foshnjës tuaj para se të lindë.
Askush nuk mund ta parashikojë saktësisht se kur do të lindë foshnja juaj. Këtu, foshnjat kanë mendjen dhe planin e tyre. Shumica e fëmijëve kanë lindur midis javës së 37-të dhe 41-të të shtatzënisë. Lindja mund të fillojë në çdo kohë brenda disa javësh, prandaj duhet të jeni të përgatitur për momentin e madh.
Gjatësia dhe pesha e foshnjës në javën e 33-të të shtatzënisë
Gjatësia e fëmijës tuaj është midis 43.5 dhe 43.8 centimetra në javën e 33-të të shtatzënisë. Për nga madhësia, kjo korrespondon me madhësinë e frytit papaja që është i zgjatur dhe me perimetër të madh.
Me peshën prej 1980 gram, fëmija juaj tani pothuajse ka arritur vlerën 2 kilogramë. Ky është ekuivalenti i dy pakove miell. Bebja juaj do të shtojë ende peshë derisa të lindë. Nuk mungon shumë pesha deri te peshën e lindjes, e cila është shumë individuale. Madhësia gjithashtu zhvillohet në mënyrë individuale.
Zhvillimi i foshnjës
Foshnja juaj tani është plotësisht e zhvilluar. Të gjitha organet dhe perceptimi, janë të formuara dhe do të vazhdojnë të stërviten deri në lindje. Fëmija mund të dëgjojë, të shijojë, të shohë dhe ndjejë me qelizat ndijore të lëkurës së tij. Vetëm shqisa e pestë, d.m.th. perceptimi i erës, aktualisht mungon. Foshnja juaj, erën do ta perceptojë dhe përpunojë vetëm pas lindjes. Sepse, në barkun e nënës, mungon ajri si rrugë transmetimi për të perceptuar erën dhe aromat.
Fakte interesante: Nëse një fëmijë lind në javën e 33-të të shtatzënisë si fëmijë i parakohshëm, atëherë shanset për zhvillim të mëtejshëm të shëndetshëm do të ishin të mëdha. Mbajtja e temperaturës së trupit të bebes është ende problem në javën e 33-të të shtatzënisë, prandaj foshnjat e parakohshme të kësaj jave, marrin përkujdesje në shtrat të veçantë ngrohës, në inkubator.
Në javën e 33-të të shtatzënisë, truri zhvillohet shumë shpejt. Perimetri i kokës rritet me rreth 1.3 centimetra këtë javë, për shkak të rritjes së vëllimit të trurit. Sidoqoftë, në këtë kohë, foshnja ende nuk e ka arritur perimetrin e kokës që do ta ketë kur lind. Dy fontanelet zhvillohen në kafkën e fëmijës, vendet ku kafka nuk mbyllet nga materiali lidhës kockor. Këto fontanele janë të rëndësishme sepse, për të mbrojtur trurin, ato mund të dëmtohen gjatë lindjes për t’u futur në kanalin e lindjes. Ato gjithashtu i japin trurit hapësirën e nevojshme për të vazhduar të rritet pas lindjes. Fontaneli i vogël në zverk, mbyllet vetvetiu gjatë tre muajve të parë pas lindjes, fontaneli i dytë, më i madh, ndodhet në mes të kafkës dhe zakonisht mbyllet gradualisht gjatë vitit të parë të jetës.
Sistemi skeletor tani është gjithashtu i maturuar (pjekur). Sidoqoftë, kockat e foshnjës duhet të ngurtësohen më tej, në mënyrë që të përballojnë presionet dhe dhimbjet e lindjes. Gjatë lindjes, megjithatë, kockat nuk janë ngurtësuar ende plotësisht. Zhvillimi i foshnjës tuaj vazhdon gjatë javëve dhe muajve të parë të jetës së saj. Pediatri juaj do ta monitorojë këtë zhvillim. Duke vepruar kështu, theksi vihet në sistemin ndijor dhe reflekset, si dhe në zhvillimin e lëvizjes, zorrëve dhe rritjen në gjatësi dhe gjerësi.
Foshnja lëviz gjithnjë e më shumë në pozicionin e synuar të lindjes, pozicionin e kafkës. Kjo do të kontrollohet nga mjeku dhe mamia juaj në çdo takim. Mjeku mund ta përcaktojë vendndodhjen aktuale të saktë të fëmijës duke përdorur ultrazërin, mamia mund ta ndiejë atë me duart e saj.
Kështu ndihet nëna e ardhme në javën e 33-të të shtatzënisë
Niveli fundus i mitrës tuaj, d.m.th. niveli i sipërm, tani është larg rreth tre gishta gjerësi nën harkun e brinjëve. Kjo krijon presion të madh në mushkëri dhe në zonën e poshtme, në fshikëz. Si rezultat, rritet gulçimi dhe urthi me mundësi të intensifikimit të serishëm. Edhe dëshira më e shpeshtë për të urinuar mbetet gjatë javës së 33-të të shtatzënisë.
Shenjat dhe simptomat e zakonshme
Gjymtyrët e fryra
Me depërtimin e lëngjeve në inde, ka të ngjarë të vuani më shumë nga shputat dhe këmbët e ënjtura, të cilat gjithashtu mund të shkaktojnë dhimbje. Pushimi dhe ngritja e këmbëve më lart se trupi, janë hapat e parë për të lehtësuar këtë rrethanë.
Këshillë e mamisë
“Përfshini patate të ziera, tranguj, oriz dhe ananas në ushqimin tuaj. Këto ushqime ndihmojnë në luftimin e lehtë të grumbullimit të ujit. Në kontrast me të kaluarën, ditët e udhëtimit nuk rekomandohen“. Dorothee Kutz, mami
Lëvizjet e fëmijës bëhen më të fuqishme
Kur bebja lëviz dhe rrotullohet në barkun tuaj, ndonjëherë thuajse ju merret fryma dhe duhet të bëni pushim. Nëse jeni duke pritur binjakë, kjo ndjenjë rritet si një tornado që po egërsohet brenda jush. Mos u shqetësoni, kjo është plotësisht normale dhe e rëndësishme që fëmija juaj të mund të vendoset në pozicionin e vet të lindjes.
Mendimet sillen rreth foshnjës
Mendimet tuaja sillen rreth jetës së përditshme me beben tuaj. Për momentin nuk dini si do t’ia bëni. Ju jeni e sigurt se keni mësuar nga nënat tjera që gjithashtu shqetësohen. Ajo që është e sigurt, megjithatë, është se si dhimbjet e lindjes ashtu edhe stresi i javëve të para të jetës së të porsalindurit tuaj, kryesisht mbisundohen nga nënat. Kjo është e drejtuar nga natyra në mënyrë që gratë të mos e parandalojnë një shtatzëni tjetër.
Tani është koha për të paketuar çantën për klinikë. Ju ndoshta keni blerë tashmë shumë nga gjërat elementare të foshnjës tuaj. Së bashku me partnerin tuaj, tani do të vendosni në mënyrë të sigurt për shtratin e vogël. Kur vendosni për dhomën, ju lutemi vini re se zbatohet përparësia “siguria në vend të bukurisë”. Hiqni të gjitha sendet e panevojshme dekorative, si jastëkët ose kafshët e tekstilit. Ju gjithashtu, kur është ngrohtë duhet të hiqni rrethojën e shtratit. Gjithashtu, shishet me ujë të nxehtë, jastëkët e ngrohjes dhe gëzofët, duhet të shmangen, ndryshe fëmija mund të nxehet tepër dhe t’i kanoset rreziku nga ngulfatja.
Ushtrimi i kontraktimeve ju përgatisin për lindjen
Në javën e 33-të të shtatzënisë, barku juaj bëhet gjithnjë e më i forcuar në etapa të shkurtra. Trupi fuqishëm tani po ushtron për lindjen e afërt të fëmijës tuaj. Këto dhimbje të lindjes apo kontraktimet ushtruese, do të rriten pak në të ardhmen derisa të keni më në fund dhimbje të vërteta të lindjes. Me dhimbjet e lindjes apo kontraktimet, gjatë të cilave zhytet mitra poshtë në legenin e vogël, frymëmarrja dhe presioni në organet e brendshme zvogëlohen. Atëherë, ju mund të prisni me qetësi lindjen e fëmijës tuaj dhe të prisni me padurim momentin kur për herë të parë do ta mbani fëmijën tuaj në krahë.
Përmbledhje e këshillave më të mira
Fokusi tani është në paketimin e çantës për klinikë. Në parim, ju gjithashtu mund ta zvogëloni përmbajtjen e çantës në minimum – të tilla si veshje të përshtatshme për motin për beben tuaj, një çantë me dorezë për bartjen e bebes-sexholino, për mënyrën e sigurt të udhëtimit për në shtëpi me fëmijën tuaj, gjëra të përshtatshme për gjidhënien që ju kanë përshtatur juve në muajin e 6-të.
Vazhdoni të hani mirë. Kalciumi është veçanërisht i rëndësishëm tani sepse kockat e foshnjës ngurtësohen dhe mbledhin kalciumin.
Banja aromatike e relaksimit, ju ndihmon për lehtësimin e dhimbjeve dhe tensioneve në bark të shkaktuara nga tendosja e ligamenteve të mitrës, prandaj, mund të lini mendimet tuaja të lira. Kjo do t’ju japë forcë të re për javët e fundit të shtatzënisë.
Mund ta lehtësoni shpinën duke u shtrirë me krahët dhe pjesën e sipërme të trupit mbi një top ushtrimi dhe ngadalë duke u rrotulluar para dhe mbrapa. Lëvizeni shpinën tuaj si një mace.
Pyetjet e mundshme për mjekun ose maminë
Stomaku i fortë: Dhimbje të rrejshme të lindjes apo të vërteta?
Meqenëse trupi juaj, veçanërisht muskujt e barkut, tani po përgatiten intensivisht për lindjen, mund të ndiheni të pasigurt. Sërish do të pyesni veten se çfarë lloj kontraktimesh keni në këtë moment. Për të qenë të sigurt, pyesni maminë tuaj për kriteret me të cilat mund të vlerësoni dhe të bëni dallimin midis llojit të kontraktimeve të lindjes, të rrejshme apo të vërteta.
Nëse keni shqetësime të vërteta, mamia juaj mund të përcaktojë shpejt nëse kontraktimet janë tashmë të rrejshme apo reale të lindjes. Në këtë rast, është më mirë të bëni shumë pyetje sesa të mos reagoni.
Për shkak se në javën e 33-të të shtatzënisë, lindja e parakohshme duhet të parandalohet në mënyrë që foshnja të mund të maturohet në bark edhe për disa javë para se të jetë e aftë për lindje dhe e gatshme për jetë në këtë botë.
Nëse keni simptoma të tilla si të përziera dhe/ose diarre, dhimbje të ngjashme me periodat, dhimbje të përgjithshme të barkut ose dhimbje shpine, duhet menjëherë të konsultoheni me mjekun dhe ta informoni maminë tuaj. / Hipp Kosova /