Në javën e 32-të të shtatzënisë, ju jeni në javën e fundit të shtatzënisë të muajit të tetë.
Kjo do të thotë që shtatzënia juaj do të arrij qëllimin e vet dhe së shpejti do të mbani fëmijën tuaj në krahë. Por, në këtë kohë të të mbetur në fund, i mbrojturi juaj ka akoma disa gjëra për të bërë.
Gjatësia dhe pesha e foshnjës në javën e 32-të të shtatzënisë
Në javën e 32-të të shtatzënisë, bebja juaj tashmë është 42.7 cm, që është afërsisht sa madhësia e një ananasi me gjethet e veta të gjelbra. Pesha e fetusit po zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme dhe tani është 1775 gram. Fëmija juaj do të rritet në gjatësi dhe, mbi të gjitha, do të trashet deri në lindje.
Zhvillimi i foshnjës
Në javën e 32-të të shtatzënisë, mjeku tani mund të ekzaminojë zhvillimin e dy foshnjave gjithnjë e më vështirë me ultratingull, nëse jeni me fat që të prisni binjakë. Kjo është afërsisht e njëjtë, por varet pak nga gjatësia dhe pesha.
Probabiliteti i zhvillimit të një shtatzënie me binjakë, është 1:250, gjë që nuk është aq e rrallë. Mundësia e lindjes së binjakëve është pak më e madhe te nënat që i janë nënshtruar fekondimit artificial. Zhvillimi i fëmijës është pothuajse i plotë në javën e 32-të të shtatzënisë. Organet janë zhvilluar plotësisht dhe punojnë vetëm sipas funksionit të tyre optimal. Kjo vlen edhe për mushkëritë, alveolat apo qeskat e mushkërive, duhet të përpunohen më mirë për mbrojtjen sipërfaqësore. Proteina mbron alveolet nga goditja e tyre ndërmjet veti dhe duhet të bëhet më e liruar në të ardhmen e afërt.
Për shkak të mungesës së hapësirës në mitër, bebja juaj shkon gjithnjë e më thellë në pozicionin e fetusit. Më vonë, foshnjat gjithashtu e pëlqejnë të marrin këtë pozicion deri sa flenë. Të ashtuquajturit pozita të fjetjes në formë embrioni, mund të gjenden edhe tek të rriturit – ata flenë të mbështjellë si një fetus në pozitën në krah.
Në stomak, bebja juaj ka tërhequr këmbët shumë afër trupit dhe tani ndonjëherë ngjan të thith gishtin e madh të këmbës, sepse ai vazhdon të praktikojë refleksin e thithjes. Fëmija ka kryqëzuar krahët përpara stomakut. Në mes të tij qëndron kordoni i kërthizës, të cilin fëmija juaj tani dhe pastaj e tërheq me guxim. Teshtitjet e fëmijës intensifikohet dhe kështu praktikon frymëmarrjen.
Në parim, bebja juaj është pothuajse e pjekur (maturuar) dhe tashmë duket si një i porsalindur i vogël. Sidoqoftë, jastëkët e dhjamit, duhet të zgjerohen, gjë që e bën të porsalindurin më të bukur, më të trashë dhe lëkurën më të lëmuar. Fëmija juaj ka nevojë për jastëkët e dhjamit si rezerva të sigurta për fillimin e jetës. Do të ushqehet gjithashtu me dhjamin gjatë ditëve të para pas lindjes, derisa ju, si nënë, do të mund të prodhoni qumësht gjiri të maturuar.
Shqisat e foshnjës tani trajnohen dhe zhvillohen më tej, gjë që ia mundëson fëmijës të perceptojë dhe reagojë ndaj mjedisit të saj jashtë mitrës. Ajo e trajnon rregullimin e temperaturës së trupit, të cilin gradualisht mund ta mbajë dhe ta gjenerojë vetë pas lindjes.
Kështu ndihet nëna e ardhme në javën e 32-të të shtatzënisë
Shtatzënia ngadalë fillon të bëhet më e vështirë në javën e 32-të të shtatzënisë – në varësi të madhësisë së barkut dhe nivelit të ushtrimeve tuaja trupore. E vetmja gjë që ka mbetur është të bësh gjëra që nuk janë mbingarkesë për ty. Para së gjithash, babai i ardhshëm ose shoqëria jote duhet të dëshmohen duke tubuar mobilet e bebes, sipas dëshirave tuaja.
Tani është koha për të menduar për gjëra të tilla si shtesat prindërore dhe shtesat për fëmijë
Shenjat dhe simptomat e zakonshme
Dhimbjet e para lindjes bëhen të dukshme
Shpesh ju mbaron ajri, kjo është shenjë që ndodh vetëm kur të fillojnë të ashtuquajturat dhimbjet e para lindjes. Rreth tri deri në katër javë para lindjes, vije te krijimi i barkut të fortë, i cili ndonjëherë mund të shoqërohet me dhimbje barku dhe pak përzierje.
Këto kontraksione apo dhimbje të paralindjes, bëjnë që stomaku juaj të lëvizë pak më poshtë. Kjo ju jep një lehtësim sepse mushkëritë nuk vuajnë më nga presioni i mitrës. Pas kësaj, mund të merrni frymë përsëri më lirshëm. Për këtë shkak, ju duhet të shkoni në tualet më shpesh – presioni mbi fshikëz rritet – dhe stomaku juaj zë shpesh vetëm racione të vogla.
Lëvizjet e fëmijës bëhen më intensive
Tani mund të ndjeni lëvizjet e fëmijës jo vetëm në vendet e caktuara, por në të gjithë barkun. Fëmija juaj tani ka një trup më të madh dhe përpiqet të lëvizë në barkun tuaj, përfundimisht, ende ai duhet të kthehet në pozicionin e duhur të lindjes.
Simptomat e javëve të fundit vazhdojnë
Ndoshta këmbët dhe kyçet tuaja kanë dhimbje dhe janë të fryra. Përndryshe, kjo shenjë mund të vërehet më shpesh nëse shtatzënia juaj është në muajt e nxehtë të verës. Në dimër kjo simptomë është më pak e zakonshme dhe më pak intensive.
Problemi i shkuarjes shpesh në tualet mbetet për momentin, dhe shenjat e lehta të mosmbajtjes të shkaktuara nga stresi janë ende të pranishme.
Këshilla e mamisë
“Ju lutemi mos u frikësoni nëse keni akoma pak inkontinencë (mosmbajtjeje të urinës pas lindjes). Trupit i duhet kohë e duhur për t’u rigjeneruar. Mamia apo gjinekologu juaj do të jenë në anën tuaj për t’u përgjigjur ndaj çdo pyetjeje që mund të keni”. Dorothee Kutz, mami
Shumë gra ndihen më mirë menjëherë pas lindjes, prandaj pritjet nga lindja, rriten. Në kokën tënde ka mendime si: Bebe, hajde më në fund tani.
Ndryshimet në jetën seksuale
Shfrytëzojeni kohën për veten tuaj në çift. Jeta seksuale është e mundur edhe me bark të rritur. Bëhuni kreative dhe përqafoni me ledhatime intensivisht partnerin tuaj. Kjo është mirë për të dytë, edhe për fëmijën tuaj, sepse kështu çlirohet hormoni i lidhjes oksitocina. Oksitocina krijohet përmes kontaktit trupor dhe prekjes. Hormoni krijon ndjenjë intime të përbashkësisë, e cila është veçanërisht e rëndësishme për marrëdhëniet njerëzore.
Përmbledhje e këshillave më të mira
Nëse vuani nga ënjtja e këmbëve dhe kyçet e këmbëve, blini çorape, pa shirita elastikë që nuk ua prenë këmbët. Vini këmbët më lart se trupin sa më shpesh që mundeni!
Për furnizimin fillestar të foshnjës suaj, mbështjellja e trupit me të shkurtër dhe të gjatë – në varësi të periudhës së vitit – është e rekomanduar. Mbështjelljet janë praktike për t’u përdorur, sepse fëmija juaj nuk pëlqen të jetë i zhveshur në fillim.
Kur vishni xhupa për fëmijë, kushtojini gjithnjë vëmendje një tojë lidhëse në shpatull, kjo e bën më të lehtë për ta veshur. Bebet shpesh refuzojnë të mbajnë ndonjë gjë mbi kokë.
Kujdesuni të bëni të gjitha kërkesat – të tilla si shtesa prindërore, leje prindërore dhe ndihmën për fëmijë – dhe plotësoni ato sa më mirë që mundeni, sepse plotësimi i tyre kërkon kohë.
Ju do të keni nevojë për pelena të buta dhe peceta pambuku për mbështjellje përsëri pas lindjes, qofshin ato si jastëk nën kokën e foshnjës ose si një perde gjatë gjidhënies. Kemi peceta praktike për bebe të punuara prej pambuku të butë organik.
Pyetjet e mundshme për mjekun ose maminë
Udhëzimet, pagesat dhe kontratat me maminë
Juve ju duhet udhëzim nga mjeku juaj për të kryer lindjen. Nëse keni ndonjë pyetje, pasiguri ose ankesë për dhimbje të mëtejshme, mund të shkoni në spital në çdo kohë.Mamia, e cila ka fituar besimin tuaj dhe e cila do të kujdeset për juve pas lindjes gjatë qëndrimit në shtratin e lehonisë, gjithashtu ka nevojë për kontratë me juve dhe shpërblimin e saj. Të gjitha këto gjëra duhet të përgatiten paraprakisht, në mënyrë që të mund të shijoni kohën para lindjes në paqe dhe gjithçka të jetë në rregull.
Pyesni maminë tuaj se në cilat intervale do t’ju vizitojë juve dhe foshnjën tuaj nëj shtëpinë tuaj dhe kohën që do t‘ju shoqërojë deri sa të fuqizoheni. Ajo kujdeset për juve të dy. Sqaroni situatën nëse mamia juaj do të shpreh gatishmërinë që të kujdeset gjithashtu për juve, për shembull natën dhe kur keni nevojë për të. / Hipp Kosova /