Në javën e 29-të të shtatzënisë, ju tashmë keni arritur në muajin e tetë të shtatzënisë. Ju jeni në tremujorin e tretë, pjesa e fundit dhe më e gjatë e shtatzënisë. Muaji i 8-të shënohet nga një rritje e madhe dhe shtim i jashtëzakonshëm i peshës së bebes tuaj. Nëse nuk e keni bërë deri tash, është koha për të planifikuar dhe krijuar një vend të këndshëm dhe të sigurt për foshnjën në shtëpinë tuaj.
Gjatësia dhe pesha e foshnjës në javën e 29-të të shtatzënisë
Bebja juaj është e gjatë 38.7 centimetra në javën e 29-të të shtatzënisë. Kjo korrespondon afërsisht me madhësinë e një arre kokosi. Me peshë rreth 1.240 gram, bebja tashmë ka fituar mjaft në peshë. Tani po largohet nga pesha e një paketimi një kilogrami mielli dhe po lëviz me hapa të mëdhenj drejt peshës prej 2 kilogramëve. Sa më e rëndë të jetë foshnja, aq më e lehtë është të fillosh jetën nëse lind para kohe – si foshnjë e parakohshme.
Zhvillimi i foshnjës
Bebja është shumë e ngjashme me një të porsalindur, mjaft e fortë. Përmasat dhe konturat janë zhvilluar mirë në javët e fundit dhe nuk do të ndryshojnë ndjeshëm deri në lindje. Fokusi tani është në punën e organeve të vogla, zhvillimin e mëtejshëm të funksioneve përkatëse dhe shtim në peshë që përshtatet vazhdimisht me peshën e të porsalindurit të maturuar.
Zhvillimi i peshës
Në javën e 29-të të shtatzënisë, zhvillohet aftësia e fëmijës për të fituar peshë sepse qelizat dhjamore janë formuar dhe tani mund të ruajnë rezervat. Këto bëjnë që foshnja të shtojë peshë vazhdimisht derisa të lindë. “Jastëkë” të tillë janë të nevojshëm pas lindjes sepse nëna nuk prodhon fillimisht qumësht të gjirit të maturuar. Gjatë kësaj kohe, i porsalinduri fillimisht do të humbasë peshë. Vetëm rreth ditës së tretë pas lindjes, është e mundur që foshnja të marrë kaloritë dhe yndyrnat nga qumështi i gjirit dhe të shtojë peshë përsëri.
Nëse jeni duke pritur binjakë, pesha jo domosdoshmërisht do të dyfishohet. Të dy fëmijët do të kenë pesha dhe madhësi të ndryshme gjatë lindjes. Pavarësisht nëse dy banorë në barkun tuaj janë ulur ose vetëm një, zhvillimi i trurit vazhdon tek të gjitha foshnjat në javën e 29-të të shtatzënisë. Temperatura e trupit dhe ritmi i të rrahurave të zemrës gradualisht kontrollohen gjithnjë mirë e më mirë, ashtu që foshnja këtë ta përvetësoj pas lindjes së saj në mënyrë të pavarur.
Zhvillimi i sistemit imunitar
Zhvillimi i sistemit imunitar luan rol vendimtar gjatë këtij muaji. Gjithnjë e më shumë antitrupa kalojnë nga nëna në gjakun e fëmijës. Sistemi imunitar i fëmijës merret me këto qeliza mbrojtëse, duke e trajnuar kështu këtë funksion. Sistemi imunitar i fëmijës është jetik për jetën jashtë mitrës së mbrojtur, sepse foshnja do të përballet me lloje të ndryshme të baktereve. Për këtë arsye, të porsalindurit dhe foshnjat, gjatë vitit të parë të jetës, domosdo duhet të mbrohen nga sëmundjet e rënda. Për shembull, vizita te gjyshja, e cila vuan nga gripi ose bronkiti, duhet të shtyhet derisa ajo të shërohet.
Flokët lanugo apo pushi, tashmë janë trashur dhe mbulojnë pothuajse të gjithë trupin e foshnjës. Por, flokët në kokë me të cilat ka lindur fëmija juaj, mund të jenë tashmë aty të zhvilluara. Kjo puna e flokëve ndryshon nga njëra foshnje te foshnja tjetër – njëra foshnje ka lindur me shumë flokë, ndërsa tjetra me shumë pak flokë. Kjo është e paracaktuar gjenetikisht dhe nuk mund të ushtrohet ndikim për këtë.
Kështu ndihet nëna e ardhme në javën e 29-të të shtatzënisë
Barku juaj do të rritet njëkohësisht me rritjen e bebes tuaj. Lëvizjet e fëmijës ndërsa kënaqet gjatë stërvitjeve të veta, bëhen gjithnjë e më të forta. Kjo ngjan sepse foshnja po bëhet më e fortë çdo ditë e më shumë dhe hapësira në mitër gradualisht po bëhet shumë e ngushtë. Për sa kohë që foshnja mund të rrotullohet dhe të kthehet disi, kjo do të ndodhë. Sepse tashmë është njeri i vogël me afinitet për lëvizje.
Edhe në javën e 29-të të shtatzënisë, mund të ndodhin ankesat e zakonshme të tilla si dhimbje shpine, ankesa nga lëvizjet e forta të fëmijës, si dhe këmbët e ënjtura të përcjella me dhimbje. Ankesat e javëve të para të shtatzënisë u zëvendësuan nga ato që prekin sistemin muskulor dhe skeletor. Në javët e fundit, gjithashtu, mund të ndodhin të përziera ose shfaqje e urthit, sepse mitra qëndron afër harkut të brinjëve dhe kështu i shtyp organet tjera.
Shenjat dhe simptomat e zakonshme
Rriten dhimbjet e shpinës
Shumë gra shtatzëna bëjnë luftë me problemet e shpinës. Kjo është gjithashtu plotësisht normale, sepse ecja juaj ka ndryshuar dhe shpina juaj duhet të mbajë një ngarkesë më të madhe. Foshnja gjithashtu mund të ngacmojë sistemin tuaj nervor për shkak të peshës së saj, gjë që mund të shpie në ankesa të mëtejshme. Ngërçet e befasishme të muskujve nuk i prekin vetëm këmbët, por gjithashtu mund të prekin vithet, ijët, madje edhe muskujt e barkut të epërm. Kjo është veçanërisht e mundur në kohën e rritjes së nivelit të stresit. Stresi është “gllabërues i magnezit”, prandaj duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë marrjes së mjaftueshme të magnezit gjatë periudhave me stres.
Mësoni më shumë rrethmagnezit dhe pse është kaq i rëndësishëm.
Përgatitja për jetën me fëmijën
Mendimet tuaja ka të ngjarë të jenë që tani me fëmijën tuaj. Tani ka ardhur koha kur mund të planifikoni dhomën e fëmijëve ose të ndërmerrni ndonjë modifikim. Bebja juaj, në fillim, sigurisht që mund të flejë me juve në dhomën tuaj të gjumit. Me këtë rast, një shtrat shtesë është i përsosur, do të kishte përparësi për gjidhënien gjatë natës.
Përmbledhje e këshillave më të mira
Është më mirë të ushqeheni disa herë me sasi të vogla ushqimi gjatë përditshmërisë tuaj. Në këtë mënyrë, ju nuk pësoni ndonjë humbje të energjisë dhe të shpërndarë, mund ta përdorni më mirë energjinë.
Për furnizim të mirë me magnez, konsumoni ushqime me përmbajtje të madhe të magnezit si: arra, produkte me drithëra integrale, bimët bishtajore, spinaq dhe rrepën gjermane (Brassica oleracea).
Kujdesuni të pini mjaft lëngje: rekomandohet një gotë në orë. Provoje!
Përdorni kohën tuaj të lirë për shëtitje në ajër të pastër. Kjo përmirëson tensionin dhe ankesat në pjesën e shpinës.
Vizitoni dhomën e lindjeve të klinikës që keni përzgjedhur së fundmi për të kryer lindjen.
Pyetjet e mundshme për mjekun ose maminë
Ndihma për problemet e shpinës
Nëse vuani nga ankesat e vazhdueshme për dhimbjet e shpinës, ka edhe mundësi alternative përveç terapisë konvencionale të ushtrimeve, të cilat shpesh ofrojnë zgjidhje të menjëhershme për dhimbjen tuaj.
Nga njëra anë, është premtues për lehtësimin e dhimbjeve, qetësuesi i dhimbjeve ose akupresura. Këtu, pikat e caktuara ndikohen nga presioni në mënyrë të tillë që dhimbja të lehtësohet. Akupresura zhvillohet përmes kanaleve të energjisë, të ashtuquajturit meridianë – sikur te akupunktura.
Metoda e dytë e dobishme është metoda me fashat Medi-tape. Fashat elastike, vetë-ngjitëse, janë sportive dhe ngjiten në zonën ku ndjeni dhimbje në mënyrë të tillë që bëjnë masazh të vazhdueshëm të muskujve të prekur. Shiritat dallohen nga ngjyrat e ndryshme dhe stimulojnë ose i qetësojnë muskujt.
Pyesni mjekun tuaj për terapeut të sportit i cili shpesh i përdor këto metoda në ambulancën e vet. Mamia juaj gjithashtu mund t’ju ofrojë informata për këtë, nëse as ajo vetë nuk është e trajnuar për këto procedura shërimi.
Sidoqoftë, ju duhet të lëvizni rregullisht dhe të merrni parasysh ofertat për trajnim, veçanërisht për gratë shtatzëna në studio fitnesi ose në ambulancën e mamisë. Sepse në këtë mënyrë, ju qëndroni e lëvizshme dhe gradualisht mund të hiqni qafe ankesat tuaja dhe të parandaloni ankesat tjera. / Hipp Kosova /