E enjte, 21 Nëntor, 2024

Java e 25-të e shtatzënisë: Përjetimi i dhimbjeve të para të lindjes ju përgatisin për lindjen

- Advertisement1-

Gjatësia dhe pesha e foshnjës në javën e 25-të të shtatzënisë

Me rreth 34 deri 35 centimetra, foshnja juaj tashmë është me madhësinë e një celeriaku apo selinos, deri në javën e 25-të të shtatzënisë. Foshnja e palindur peshon rreth 750 gram, që do të thotë se ka fituar 50 gram përsëri brenda një jave. Shtimi i peshës do të vazhdojë deri në lindje – rreth 50 gram çdo javë.

- Advertisement -

Nëse jeni duke pritur binjakë, dy foshnjat natyrshëm do të zhvillohen pak më ndryshe. Më pak shtim në peshë, duhet të llogaritet me këtë rast.

Gjatë javës së 25-të të shtatzënisë, fëmija juaj ka ende hapësirë për ushtrimet e mirënjohura dhe të rëndësishme të gjimnastikës. Sidoqoftë, hapësira gradualisht po ngushtohet – në një moment nuk do të ketë më vend të gjerë për gjimnastikë. Në të ardhmen e afërt, fëmija paksa do të ndihet pakëndshëm në bark. Si nënë, këtë e ndjeni gjithnjë e më shumë, nga java në javë.

Zhvillimi i foshnjës

Sytë e fëmijës tuaj janë zhvilluar plotësisht deri në javën e 25-të të shtatzënisë, fëmija juaj do të hapë sytë herë pas here. Vetëm pigmentimi – ngjyra e irisit – nuk është vendosur akoma. Ngjyra e ardhshme e syve është përcaktuar që nga fekondimi. Kjo varet nga konstalacioni gjenetik i nënës dhe babait.

Në shtresat e brendshme të lëkurës, sistemi kapilar formohet nga enët e vogla të gjakut, të ashtuquajturat kapilarë – të quajtura gjithashtu enë të flokëve. Këto transportojnë gjak të pasur me oksigjen dhe furnizojnë lëkurën me lëndë të rëndësishme ushqyese. Ndërsa fillon rrjedha e gjakut në shtresat e lëkurës, lëkura merr gjithnjë e më shumë ngjyrë dhe duket gjithnjë e më rozë.

Ndjenja e ekuilibrit vazhdon të zhvillohet, kështu që bebja juaj tani përsos modelin e saj të lëvizjes dhe i kryen lëvizjet më bukur dhe i bën të kontrolluara sipas qëllimit.

- Advertisement -rrrrrrr

Fëmija juaj mund të prekë ngadalë majën e hundës me gisht ose të vendosë gishtin e madh drejt në gojë për ta thithur.

Bebja juaj, gjatë fazës aktive e ndryshon pozicion përsëri dhe përsëri. Gjatë periudhës së pushimit, bebja zakonisht qëndron kruspull, në pozitën ulur duke tërhequr gjunjët drejt vetes dhe mban kokën të ulur mes gjunjëve.

Maturimi i mushkërive të foshnjës

Zhvillimi kompleks i dy pjesëve mushkërive po përparon. Indi i mushkërive me kanalet tipike tanimë është formuar gjatë javës së 16-të të shtatzënisë. Mushkëritë janë thelbësore për beben tuaj në mënyrë që ajo të mund të marrë frymë në mënyrë të pavarur pas lindjes – pa oksigjenin nga kordoni i kërthizës.

Në javën e 25-të të shtatzënisë, mushkëritë nuk janë ende të pjekura aq sa bebja juaj të mund të marrë frymë pa ndihmë, në mënyrë të pavarur. Kështu që shansi i saj për të mbijetuar do të ishte shumë e vogël. Specialistët e trajnuar në veçanti (neonatologët), të cilët përkujdesen për të porsalindurit dhe bebet e lindura para kohe, tani janë në gjendje të maksimalizojnë shanset e mbijetesës.

Mjeku mund të vërejë shumë mirë maturimin (pjekjen) e mushkërive në ultratingull. Kjo është po ashtu e rëndësishme në rast të lindjes së parakohshme. Sepse, është e mundur që me barna t’i forconi mushkëritë e foshnjës së palindur.

Kështu ndihet nëna e ardhme në javën e 25-të të shtatzënisë

Në javën e 25-të të shtatzënisë, ka lëvizje të vazhdueshme në barkun tuaj. Në ndërkohë, ju mund të jeni në gjendje të dalloni krahët e vegjël ose këmbët që mbërthehen në murin e barkut dhe mund të shihen si gunga. Foshnja juaj tashmë është mjaft e fortë. Nëse goditjet e fëmijës tuaj godasin organet përreth, ndonjëherë mund të jenë edhe të dhimbshme.

Shenjat dhe simptomat e zakonshme

Dhimbjet e barkut

Dhimbja e barkut gjatë shtatzënisë mund të ketë një numër arsyesh. Presioni i mitrës në organet përreth, një stomak i mbingarkuar, një fshikëz tepër e mbushur ose gazrat në zorrë, mund të jenë shkaqet e dhimbjes së barkut. Sidoqoftë, nëse këto përkeqësohen, duhet të shkoni te mjeku juaj.

Ushtrimet për lindje

Një vëzhgim tjetër që mund ta bëni në javën e 25-të të shtatzënisë është se barku juaj është forcuar apo shtrënguar. Kjo mund të ndodhë në kohë të ndryshme të ditës dhe plotësisht pa shenja paralajmërimi. Me këto të ashtuquajtura “kontraktime ushtruese”, muskujt përshtaten me ushtrime me afrimin e lindjes.

Ky ngurtësim i barkut mund të jetë paksa i pakëndshëm, në disa raste dhe ndoshta do t’ju bëjë të ndaleni e të mendoni për një moment – por mos u shqetësoni, forcimi i barkut zakonisht nuk është i dhimbshëm. Bëhet fjalë për tkurrjen e mitrës. Për sa i përket intensitetit, megjithatë, dhimbjet e kontraktimeve ushtruese nuk janë të cilësisë që do t’ju duheshin për të lindur fëmijën. Kjo ngjan sepse hormonet që janë të rëndësishme për lindjen e fëmijës akoma nuk janë liruar. Kjo është arsyeja pse këto “dhimbje stërvitore” nuk ndikojnë që qafa e mitrës të hapet.

Është e ditur se ushtrimet e dhimbjeve të lindjes apo kontraktimet ushtruese, mund të ndikohen nga gjendja psikologjike e nënës së ardhshme. Stresi dhe mbingarkesa emocionale në veçanti mund të intensifikojnë ose shumëfishojnë këtë dukuri. Në këtë rast, duhet ta caktoni terminin te mjeku për t’u siguruar që kontraktimet të mos ndryshojnë më tej qafën e mitrës.

Këshilla e mamisë

“Nëse vuani nga këto simptoma, atëherë, hani ushqim më shpesh por më pak. Kështu, barku juaj nuk zgjerohet shumë”. (Dorothee Kutz, mami)

Përmbledhje e këshillave më të mira

Kushtojini vëmendje fazave të rregullta të pushimit.
Për energjinë tuaj të shpejtë në ndërmjetëza, provoni topat për energji të gatuar në shtëpi nga hurmat e copëtuara, fiq, arrat shqeme, pluhur të kakaos dhe vaj kokosi.
Nëse keni shkarkesa, mos përdorni peceta sanitare aromatike.
Për gjumë, zgjidhni pozicionin anash në mënyrë që pesha e mitrës të mos i shtypë organet e brendshme dhe enët tjera të gjakut.
A keni menduar tashmë për emrin e foshnjës tuaj të palindur? Shënoni idetë tuaja të para!

Pyetjet e mundshme për mjekun ose maminë

Në javën e 25-të të shtatzënisë, me siguri keni shumë mendime dhe shqetësime që kalojnë nëpër kokën tuaj. Gjithmonë, përshkruani këto në një ditar që do t’i përkujtoni takimet me gjinekologun ose maminë tuaj.

Intensiteti i dhimbjeve të lindjes

Nëse nuk jeni të sigurt nëse dhimbjet tuaja apo kontraktimet ushtruese të lindjes, janë vërtet të padëmshme, pyesni mjekun ose maminë tuaj lidhur me këtë. Mjeku ose mamia juaj mund t’ju sigurojnë të hiqni dilemat duke bërë të ashtuquajturën kardiotokografi (CTG) dhe duke ekzaminuar qafën e mitrës nëse ekziston ndonjë dyshim për aktivitetet e parakohshme.

Mirë ta dini: Herët ose vonë një CTG rekomandohet me përshkrim, gjatë pothuajse çdo shtatzënie – kjo bëhet rreth javës së 29-të të shtatzënisë. Rrahjet e zemrës së fëmijës kontrollohen me kujdes para lindjes. Meqenëse nuk është e mundur të dëgjohet në këtë kohë por vetëm me stetoskop, kjo është e mundur relativisht më vonë, të rrahurat e zemrës zakonisht dëgjohen me të ashtuquajturin Dopton ose CTG. Përparësia në mes të tjerave është se ju, si nënë, mund t’i dëgjoni edhe rrahjet e zemrës së fëmijës. Nga ana tjetër, një CTG rutinë nuk parashikohet në shtatzëni normale dhe është e nevojshme vetëm në rrethana të caktuara. Arsyeja për një CTG mund të jetë rreziku nga lindje e parakohshme e mundshme, dhimbje të parakohshme të lindjes, afate të humbura të kontrollit ose parregullsitë e rrahjeve të zemrës së fëmijës.

Marrja e ushqimit në sasi të vogla

Lëreni tani maminë tuaj t’ju këshillojë se si duhet të ushqeheni më mirë. Racionet e mëdha bëhen gjithnjë e më të vështira dhe tretja mund të shkaktojë probleme. Mamia juaj sigurisht do t’ju japë këshilla të dobishme për të ushqyerit tuaj nga java e 25-të e shtatzënisë, me të cilën ju dhe fëmija juaj të keni përkujdesje të mirë dhe ju mund të ndiheni mirë.

Topat e energjisë përmbajnë fibra, të cilat i bëjnë ato të tretshme dhe gjithashtu ju sigurojnë vitamina dhe minerale të rëndësishme. Ata topa, janë gjithashtu shumë të dashur kur ushqeni me gji, sepse përgatiten lehtë dhe sigurojnë menjëherë nxitje të shëndetshme të energjisë. / Hipp Kosova

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vajzë apo djalë? 9 mënyra si të zbuloni gjininë e bebit tuaj ende pa bërë ekon te mjeku

Në përgjithësi, gratë shtatzëna shtojnë në peshë, por vendi ku shkojnë kilet e tepërta...

Tremujori i dytë i shtatzënisë: Karakteristikat dhe zhvillimi i foshnjës tuaj

Zhvillimi i foshnjës në tremujorin e dytë të shtatzënisë është i mahnitshëm! Jo vetëm që...

Kalciumi një nga vitaminat esenciale për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

Acidi folik, hekuri e kalciumi janë tre nga llojet përbërese të vitaminave prenatale. Këto...

Ky shtet ndalon abortin me ligj. 3 rastet e vetme kur e lejon

Guvernatori i Oklahomas Kevin Stitt firmosi të mërkurën ligjin e ndalimit më të rreptë...