E enjte, 21 Nëntor, 2024

Java e 24-të e shtatzënisë: Bebja juaj tani është sa madhësia e parakrahut të nënës

- Advertisement1-

Gjatësia dhe pesha e foshnjës në javën e 24-të të shtatzënisë

Deri në javën e 24-të të shtatzënisë, fëmija është i gjatë 30 deri në 31 centimetra. Kjo korrespondon me madhësinë e një kastraveci të gjatë. Me peshë rreth 600 deri 700 gram, pritet që kilogrami i parë i peshës trupore të foshnjës tuaj po arrihet në javën e 24-të të shtatzënisë.

- Advertisement -

Pavarësisht kësaj, fëmija juaj ka ende hapësirë të mjaftueshme për të ndjekur dëshirën e tij për të lëvizur gjerë e gjatë. Kur fëmija juaj nuk është duke fjetur, ju mund t’i ndjeni lëvizjet e tij në çdo kohë të ditës ose natës, në të gjitha anët e barkut.

Trajnimi i pandalshëm është i rëndësishëm për zhvillimin e modelit klasik të lëvizjes dhe zhvillimin e muskujve. Tani foshnja e krijon gjithnjë e më shumë indin dhjamor në mënyrë që të shtojë peshë në javët e ardhshme deri në lindje.

Po ashtu, gungat e dukshme që fëmija i krijon mbi bark me goditjet e veta, ato nuk janë ende aq të forta sa mund të ndjehen në veshka, fshikëz dhe stomak. Kjo e bën fëmijën të ketë madhësi të prekshme dhe të pranueshme.

Zhvillimi i foshnjës

Foshnja juaj është me shumë komfor në barkun tuaj. Shqisat e bebes fillojnë të reagojnë në javën e 24-të të shtatzënisë. Ajo reagon gjithnjë e më qartë ndaj zhurmave që dëgjon në bark. Fillon të përqendrohet në tinguj dhe të reagojë ndaj tyre. Zëri i nënës pikërisht tani është veçanërisht i pranishëm për foshnjën. Do të jetë pika e përqendrimit për vitet e para të jetës së saj. Disa vjet më parë, shkencëtarët zbuluan se britma e parë e një të porsalinduri është shumë e ngjashme me zërin e nënës së saj.

Kjo e bën të qartë kontaktin intensiv të foshnjës me kujdestarin e saj të parë. Kjo është pjesë e ndërtimit të besimit tek nëna e saj që i siguron kujdes dhe dashamirësi.

- Advertisement -rrrrrrr

Jo vetëm dëgjimi, por edhe shija vazhdon të zhvillohet tutje: Përveç shijeve të thartë, të hidhur dhe të njelmët, të cilat foshnja tashmë mund t’i dallojë nga lëngu amniotik sipas aromës, tani ekziston edhe shija e ëmbël. Këtu zhvillohet përcaktimi i shijes me përparësi në vitet e para të jetës së fëmijës. Prandaj, dëshira për ëmbëlsira është e lindur tek fëmijët. Kjo tashmë është përparësi që nga kohërat antike, sepse gjërat e ëmbla vlejnë si për jo helmuese, me energji të lartë dhe shënjohen si ushqim i sigurt – gjë që ishte e rëndësishme për mbijetesën e njerëzimit. Ushqimi i parë i foshnjës – qumështi i gjirit – gjithashtu ka shije të ëmbël. Të sapolindurit kanë nevojë për sheqer qumështi në mënyrë që të jenë në gjendje të rregullojnë ekuilibrin e nxehtësisë dhe ngrohjen e trupit të vet me ndihmën e insulinës nga pankreasi.

Kështu ndihet nëna e ardhme në javën e 24-të të shtatzënisë

Në javën e 24-të të shtatzënisë shqisat tuaja janë të lidhura ngushtë me beben tuaj. Ajo tashmë kërkon vëmendjen tuaj gjatë rritjes në bark. Ledhatoje veten dhe shqisat tua. Lëreni partnerin tuaj të marrë pjesë gjithashtu në krijimin e familjes suaj. Ka shumë mënyra me të cilat ju mund ta shijoni kohën bashkë, plotësisht.

Shenjat dhe simptomat e zakonshme

Simptomat që shprehen në këtë fazë të shtatzënisë, janë për shkak të rritjes së mitrës. Këtu bëhet fjalë për simptoma të përkohshme që prekin traktin e tretjes-digjestiv.

Të përzierat dhe urthi

Urthi dhe të përzierat janë ndër simptomat më të zakonshme në javën e 24-të të shtatzënisë. Përzierja ndodh pasi të keni ngrënë ushqimin shumë të rëndë dhe shumë të pasur. Vëllimi i zvogëluar i stomakut tuaj mund të tolerojë vetëm racione të vogla të ushqimit, në mënyrë që të jeni në gjendje t’i tretni ato plotësisht. Në rastin më të mirë, hani më pak mish gjatë një racioni, por më shumë perime.

Ju mund ta parandaloni urthin, i cili ndodh kur thartira e stomakut rikthehet përsëri drejt fytit-ezofagut, ndërsa kur jeni duke ngrënë, duhet të rrini ulur dhe të qëndroni drejt gjatë kësaj kohe. Përveç kësaj, pini një gotë ujë për çdo racion, kjo e bën thartirën e stomakut më pak agresiv.

Këshilla e mamisë

“Lëngu i karotës ose kapsulat e dheut shërues (Hailerde) mund t’i lehtësojnë simptomat”. (Dorothee Kutz, mami)

Përmbledhje e këshillave më të mira
Zëvendësojeni më shpesh mishin me peshkun. Peshku tretet më lehtë dhe siguron acide të rëndësishme yndyrore të omega 3 – këto janë të rëndësishme për zhvillimin e trurit të fëmijës tuaj.
Mbathni këpucë të rehatshme, në të cilat mund të ndjeheni mirë – gjithnjë e më shumë vështirësi do të keni të përkuleni.
Përfshini partnerin tuaj, për shembull duke ju bërë masazh dhe duke vendosur kremë mbi bark.
Merruni ngadalë me pajisjet që ju duhen në dhomën e fëmijës ose me mobiliet që ju nevojiten për fëmijën tuaj – sa për fillim mjafton një krevat (anësor) dhe tavolina e ndërrimit. Me çdo gjë tjetër mund të furnizoheni kohë pas kohe.
Gjithmonë bartni me vete një pije me shijen tuaj të preferuar kur jeni jashtë shtëpisë.
Pyetjet e mundshme për mjekun ose maminë
Ndihma për rregullimin e jashtëqitjes
Nëse vuani nga kapsllëku dhe mënyrat e përshtatshme shtëpiake tradicionale, si pirja e shumë lëngjeve dhe ushtrimet nuk ndihmojnë sa duhet, pyesni mjekun tuaj për ilaçe të duhura për të mbështetur funksionimin e rregullt të zorrëve. Është e rëndësishme, sidomos gjatë shtatzënisë, para se ta merrni ilaçin, ta kontrolloni për t’u siguruar nëse është i lejueshëm.

Përgatitja e lindjes sipas MTK – Mjekësisë Tradicionale Kineze

Shumë mami me përvojë, në kujdesin holistik të grave shtatzëna dhe grave që kanë lindur kohët e fundit, kanë përfunduar trajnimin në akupunkturë. Akupunktura, një fushë e mjekësisë tradicionale kineze (MTK), rrjedh nga dy fjalët latine “acus” për gjilpërë dhe “pungere” që do të thotë punktim ose shpim.

Trupi përshkohet nga të ashtuquajturit breza përçues. Pikat ku gërshetohen ato – janë pikat e akupunkturës. Këto stimulohen nga gjilpërat e holla të akupunkturës. Thellësia e shpimit varet nga pika. Qëllimi i akupunkturës është të rivendosë qarkullimin e energjisë dhe kështu të lehtësojë simptomat ose të ketë efekt parandalues ose përforcues.

Por, akupunktura jo vetëm që mund të sigurojë trajtim të vlefshëm për sëmundjet ose ankesat afatgjata gjatë shtatzënësisë, por edhe problemin e mbajtjes së ujit. Në obstetrikë, përdoret rreth javës së 37-të të shtatzënisë për t’u përgatitur për lindjen e fëmijës. Këtu ka efekt përforcues dhe, ndër të tjera, qafa e mitrës ose cerviksi bëhet më e butë dhe për këtë arsye më fleksibile. Kjo e bën punën më të lehtë në fazën e hapjes së qafës së mitrës – kështu lindja vazhdon të bëhet më e shpejt.

Pyesni maminë tuaj në lidhje me caktimin e orareve për akupunkturën para lindjes. Ajo do t’ju shpjegojë për procesin, kohën e duhur dhe shpenzimet që mund t’i keni. Pyesni kompaninë tuaj të sigurimeve shëndetësore nëse ata e paguajnë trajtimin e tillë parandalues në tërësi ose pjesërisht. /HippKosova/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vajzë apo djalë? 9 mënyra si të zbuloni gjininë e bebit tuaj ende pa bërë ekon te mjeku

Në përgjithësi, gratë shtatzëna shtojnë në peshë, por vendi ku shkojnë kilet e tepërta...

Tremujori i dytë i shtatzënisë: Karakteristikat dhe zhvillimi i foshnjës tuaj

Zhvillimi i foshnjës në tremujorin e dytë të shtatzënisë është i mahnitshëm! Jo vetëm që...

Kalciumi një nga vitaminat esenciale për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

Acidi folik, hekuri e kalciumi janë tre nga llojet përbërese të vitaminave prenatale. Këto...

Ky shtet ndalon abortin me ligj. 3 rastet e vetme kur e lejon

Guvernatori i Oklahomas Kevin Stitt firmosi të mërkurën ligjin e ndalimit më të rreptë...