Gjatësia dhe pesha e foshnjës në javën e 22-të të shtatzënisë
Deri në javën e 22-të të shtatzënisë, foshnja juaj është e gjatë rreth 28 centimetra, rreth gjysma e madhësisë që do të jetë kur të lindë. Madhësia e saj është afërsisht e njëjtë me atë të një shtalbi misri. Me një peshë trupore prej 430 deri 475 gram, tani është pothuajse gjysmë kilogrami. Por, kjo peshë ende nuk është vendimtare për shtimin e peshës tuaj. Foshnja do të rritet shumë me peshë deri kur lind. Kjo është gjithashtu e rëndësishme në mënyrë që fëmija juaj të vazhdojë të zhvillohet shëndetshëm jashtë mitrës.
Zhvillimi i foshnjës
Në javën e 22-të të shtatzënisë, fëmija juaj tashmë ka strukturën e një të porsalinduri. Vetëm se është shumë më i vogël dhe i hollë. Zhvillimi i shtresave të lëkurës kryesisht është i plotë. Sidoqoftë, lëkura është e rrudhur – për shkak të indit yndyror nënlëkuror që ende mungon. Kjo do të ndodhë në javët e ardhshme, sepse fëmija juaj do të fitojë mjaft peshë.
Rritja e indit dhjamor është shumë e shpejtë në të ardhmen e afërt. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në mënyrë që fëmija juaj të rregullojë ekuilibrin e vet të nxehtësisë pas lindjes. Thënë thjesht, yndyra shndërrohet në energji dhe kështu prodhohet nxehtësia.
Kështu ndihet nëna e ardhme në javën e 22-të të shtatzënisë
Në javën e 22-të të shtatzënisë, zakonisht mund të ndjeni qartë lëvizjet e bebes tuaj. Kur të ketë lemza, do t’i ndjeni si shtrëngime ritmike. Së shpejti edhe të tjerët në afërsinë tuaj do të jenë në gjendje t’i kuptojnë lëvizjet e bebes kur ata vendosin dorën mbi barkun tuaj. Ky është një moment emocionues për babanë e ardhshëm, sepse tani ai mund ta “përjetojë” vet ekzistencën e fëmijës së tij. Nëse herë pas here, pak ose aspak, nuk e ndjeni fëmijën tuaj, as atëherë nuk keni nevojë të shqetësoheni. Përdorni për vete pushimet e herëpashershme lidhur me lëvizjet e fëmijës. Më pastaj do të ketë shtytje të rritjes së jashtëzakonshme, të cilën do ta vini re qartë.
Me siguri e keni vërejtur se keni shtuar pak peshë. Kjo është plotësisht normale dhe ende mund të pritet në muajt e ardhshëm. Shikoni kalkulatorin për matjen e peshës në shtatzëni, për të krahasuar lakoren apo kurbën e peshës tuaj gjatë shtatzënisë, nëse shtimi juaj në peshë është brenda vlerave të rekomanduara. Kilet shpërndahen në bark, në ijë, gjinj dhe mollaqe, ku ndodhen rezervat e dhjamit, yndyrës femërore.
Shtimi i peshës së nënës kontrollohet rregullisht nga mjeku dhe mamia. Ky është një tregues i rëndësishëm për zhvillimin e duhur të shtatzënisë dhe fëmijës. Mos u shqetësoni për një ose ndonjë kilogramë më tepër – kënaquni me gjendjen e të qenit shtatzënë.
Shenjat dhe simptomat e zakonshme
Trupi juaj tani po përgatitet intensivisht për kohën pas lindjes dhe për kujdesin ndaj foshnjës. Këtë do ta vëreni sidomos në gjinjtë tuaj. Jo vetëm që madhësia është rritur ndjeshëm në javët e fundit, por edhe ndjenja është ndryshe. Kohë pas kohe, lindin tensione, të cilat gjithashtu ushtrojnë shumë ndikim mbi lëkurë.
Gjinjtë përshtaten për ushqimin e foshnjës suaj
Gjinjtë tuaj tani po përshtaten me funksionin e tyre, në mënyrë të veçantë, për gjidhënie. Gungat e vogla të quajtura gjëndrat Montgomery, shfaqen në areolat e gjinjve. Këto gjëndra janë përgjegjëse për kujdesin ndaj thithave gjatë periudhës së gjidhënies. Ky kujdes është i nevojshëm për shkak se ushqyerja me gji shkakton tendosje të madhe mbi indin e thithave. Substanca yndyrore që del nga gjëndrat Montgomery, i bëjnë mirë indeve përreth. Ky lëng është i dobishëm për kujdesin ndaj gjinjve dhe parandalon plagët. Nëse vëreni të këtë rrjedhje, thjesht mund t’i përdorni gishtat për ta përhapur atë në thitha. Shpesh ngjan as të mos e vëreni këtë rrjedhje – natyra thjeshtë e bën këtë për juve.
Tensioni dhe enët e dukshme blu në gjinj
Për shkak të rritjes së qarkullimit të gjakut në indin e gjëndrës së qumështit, enët blu mund të bëhen të dukshme ose edhe të dalin qartë nën lëkurë. Por, kjo nuk është arsye për shqetësim. Gjinjtë tani kërkojnë veçanërisht kujdes të mirë. Masazhet e lehta, me lëvizje rrethore, ndihmojnë kundër tensionit të dhimbshëm. Në rastin më të mirë, për këtë qëllim, duhet të përdorni vajin për përkujdesje HiPP. Kjo i qetëson dhimbjet dhe e bën lëkurën e tendosur më elastike. Sytjenat tuaja duhet të kenë vendosje të mirë për gjinj, por nuk duhet të priten rripat e tyre. Nëse dëshironi, tani mund të kaloni te sytjenat e veçanta për gjidhënie. Nëse dhimbja është shumë e fortë, mund ta qetësoni me një jastëk ftohës. Ekzistojnë jastëkët ftohës veçanërisht për gjinjtë që përdoren gjithashtu gjatë ushqyerjes së foshnjës me qumësht gjiri.
Këshilla e mamisë
“Medikamenti sipas recetës shtëpiake për përdorim të jashtëm “Retterspitz” ose kuark, janë variante të mira që gjithashtu mund t’ju shërbejnë mirë kur jeni duke ushqyer me gji. Ju lutemi, trajtoni vetëm gjirin por shmangni thithat”. (Dorothee Kutz, mami)
Përmbledhje e këshillave më të mira
- Fërkoni lëkurën tuaj me produkte kujdesi, për ta mbajtur lëkurën tuaj elastike.
- Kujdesuni të gjeni pediatrin e duhur në afërsinë tuaj.
- Bartni sytjena të rehatshme që lejojnë depërtimin e ajrit – mbase edhe sytjena që barten gjatë dhënies së gjirit
- Kujdesuni të vishni rroba të rehatshme që lejojnë fëmija juaj të ketë më shumë liri.
Pyetjet e mundshme për mjekun ose maminë tuaj
Zgjedhja e mbështjelljes së duhur
Pas lindjes, pelenat do të jenë pjesë e jetës suaj dhe e foshnjës tuaj për rreth dy vjet. Prindërit, për të mbështjellë foshnjën e vet, kanë në dispozicion sisteme me koncepte të ndryshme të pelenave që gjenden në treg. Mund të përdorni pelena prej tekstili ose pelena për një përdorim, ose një përzierje e të dyjave. Kur kërkoni pelenën e duhur të disponueshme në treg, duhet të siguroheni që ajo të jetë veçanërisht e butë dhe e përshtatshme për lëkurën e bebes. Për shembull, pelenat tona ekstra të buta HiPP Babysanft, janë ideale për pjesën e poshtme të bebes. Mamia juaj sigurisht do të jetë në gjendje t’ju ofrojë informacione të mëtejshme të vlefshme mbi temën e pelenave dhe mbështjelljes. Mamia jonë, Znj. Kutz, e shpjegon në këtë udhëzues se çfarë është e rëndësishme kur i ndërroni pelenat.
Këshillë: A dëshironi të blini një paketë pelenash? Një ose dy pako janë të mjaftueshme. Ju nuk e dini se sa e madhe dhe e rëndë do të jetë foshnja juaj. Më shpejt sesa mendoni, është koha për madhësinë tjetër.
Nëse nuk ka ndodhur deri tash: Kini parasysh se ku do të lindni dhe për vendlindjen e bebes tuaj
Në Gjermani ekzistojnë mënyra të ndryshme se si dhe ku mund të lindni fëmijën tuaj. Në klinikë, ju keni mundësinë e një lindjeje rezidente ose një lindje ambulatore – domethënë, ju dhe fëmija juaj do të largoheni nga spitali disa orë pas lindjes. Atëherë, ju akoma duhet të vendosni nëse është e rëndësishme për ju që klinika juaj të ju ofrojë për lindje repartin neonatal (neonatologji). Lindjet jashtë spitalit janë gjithashtu të mundshme. Një lindje e tillë, zakonisht bëhet me një mami të pavarur me përvojë. Lindjet jashtë spitalit janë të mundshme në qendrat e lindjes ose në shtëpinë tuaj.
Është më mirë që mamia dhe mjeku t’ju tregojnë për përparësitë dhe mangësitë e secilit opsion të lindjes tuaj. Ju gjithashtu mund të shkëmbeni ide me nënat që tashmë kanë përjetuar variante të ndryshme të lindjes. Për këtë, jeni gjithashtu shumë të mirëpritur për të shkëmbyer mendime në lidhje me këtë çështje në forumin tonë. /HippKosova/