Faza e adaptimit të trupit ndaj gjendjes hormonale kryesisht ka mbaruar. Simptomat që keni përjetuar gjatë tre muajve të parë janë zhdukur dhe shpresojmë që ju të shijoni në maksimum shtatzëninë tuaj. Tani ndodheni në muajin e tretë – tremujori i dytë sapo ka filluar.
Gjatësia dhe pesha e foshnjës në javën e 13-të të shtatzënisë
Deri në javën e 13-të të shtatzënisë, foshnja juaj është e gjatë afërsisht 6 deri në 7 centimetra. Kjo është madhësia e një kivi. Pesha e saj është rreth 20 gramë në javën e 13-të të shtatzënisë. Kjo peshë është afërsisht sa pesha e një luleshtrydheje.
Zhvillimi i foshnjës
Në javën e 13-të të shtatzënisë, fillon një rritje e veçantë për foshnjën. Ndërsa foshnja tani rritet shpejt me gjatësi, përmasat vazhdojnë të zhvillohen dhe të barazohen. Kjo bën që fëmija të marrë gjithnjë e më shumë tipare njerëzore dhe shumë shpejt do t’i ngjajë foshnjës së porsalindur. Fytyra e vogël vazhdon të formësohet dhe tani i merr format specifike të varura nga aspekti gjenetik i nënës dhe babait. Përzierja e të dy veçorive krijon fëmijën tuaj, i cili në rastin më të mirë mund të përcaktohet nga pamja juaj.
Tanimë, pankreasi prodhon insulinë, një hormon që trupit të njeriut i duhet për të tretur sheqerin.
Zorra është gjithashtu në vendin e saj dhe është e gatshme që substancat të kalojnë përmes saj, në javën e 13-të të shtatzënisë. Në lidhje me gëlltitjen e lëngut amniotik, kjo do të thotë që foshnja ka lëvizje për herë të parë të zorrëve.
Foshnja ka ende hapësirë të mjaftueshme në barkun tuaj të ushtruar lëvizjet e veta intensive. Njeriu i vogël vazhdon me zell të ushtroj refleksin e thithjes duke thithur gishtin e vet të madh. Gjithnjë e më shumë ai tani do të kthehet nga muri i barkut që të ndiejë se çfarë po ndodh atje jashtë duke iu përgjigjur prekjeve tuaja. Kjo është edhe arsyeja pse ju duhet të vendosni në mënyrë intuitive duart tuaja në stomak, kohë pas kohe.
Kështu ndihet nëna e ardhme në javën e 13-të të shtatzënisë
Besoji dëshirave tua. Deri sa ushqimi juaj është mjaft i ekuilibruar, ju mund të mirëpritni ndonjë pjekurinë rosticerie (shkopinj të njelmët, etj.)!
Ju keni ende mjaft kohë për të menduar dhe planifikuar jetën tuaj familjare. Ju duhet të prisni rreth 27 deri në 29 javë të tjera derisa ta mbani e lumtur foshnjën në krahët tuaj. Nëse shtatzënia juaj do të ishte libër për ta lexuar, do të ishte lexuar një e treta e tij.
Shenjat dhe simptomat e zakonshme
Mendimet që na rrethojnë
Ka shumë gjëra që tani po sillen nëpër kokën tuaj. Shtatzënia është shqetësimi juaj i vazhdueshëm. Ju dëshironi të dini dhe të keni më shumë njohuri dhe përvojë nga gratë që tashmë janë nëna për gjërat që përfshihen në mendimet tuaja. Ana tjetër, tani që të gjithë rreth jush e dinë për shtatzëninë tuaj, ata reagojnë ndaj saj që nga çështjet e tepruara e deri te faktet. Të gjitha këto argumente dhe mendime zbrazen duke ndikuar tek ju.
Prandaj, ndiqni thirrjet e shpirtit dhe trupit tuaj që të bëni pushime të rregullta me mendimet tuaja. Mbani kontakt me foshnjën tuaj duke e vendosur dorën tuaj mbi bark. Tani ajo është në gjendje ta ndiejë atë.
Megjithatë, me keqardhje, ende jo – lëvizjet e fëmijës do të vërehen vetëm gjatë javëve të ardhshme. Gratë që janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, zakonisht i hetojnë këto impulse të para të buta vetëm nga java e 18-të e shtatzënisë.
Simptomat e javëve të para qetësohen
Të gjitha këto ndikime të jashtme, për momentin mund të jenë shumë shqetësuese për juve. Prandaj është mirë që tani po ndiheni shumë më mirë dhe që shenjat dhe simptomat e javëve të para të shtatzënisë janë qetësuar. Ju mund të vëreni vetëm një tërheqje të lehtë në bark, sepse mitra po rritet vazhdimisht dhe ligamentet që e mbajnë atë, janë të njohur gjithashtu si ligamentet e amësisë, tendosen.
Tensioni dhe dhimbja në gjinjtë tuaj gjithashtu do t’ju përcjellin tutje sërish. Ka metoda të dobishme dhe të buta që ofrojnë lehtësim ndaj këtyre dy efekteve anësore. Më të dobishmet prej tyre janë relaksimi dhe qetësia. Për ta arritur këtë, janë të përshtatshme ushtrimet e relaksimit nëpërmjet jogës, gjithnjë e më popullore, ose ushtrimet specifike të parapara për shtatzëni. Tani është koha për të gjetur se çfarë i përshtatet ekuilibrit tuaj dhe çka ju bën juve mirë.
Përmbledhje e këshillave më të mira
Shkruani çdo informacion që keni marrë nga njerëzit përreth jush. Renditini sipas rëndësisë që kanë për juve.
Kërkoni dhe regjistrohuni në grup të ushtrimeve për gratë shtatzëna. Në këtë kontekst, kurset e jogës për shtatzëna janë veçanërisht të njohura.
Mbroni veten në mënyrë efektive kundër infeksioneve dhe sëmundjeve të rënda. Sistemi juaj imunitar nuk është më aq i fortë, sepse duhet të kujdeset për proceset paraprake në trupin tuaj dhe kështu edhe për zhvillimin e shëndetshëm të foshnjës tuaj.
Pyetjet e mundshme për mjekun ose maminë
Diagnostikimi i hollësishëm
Gjatë ekzaminimit, mjeku i kushton vëmendje të veçantë matjeve të foshnjës tuaj. Këtu del në shesh dukshmëria e qafës, e cila tani mund të matet. Transparenca e qafës është një akumulim i lëngut indor në çarjen e qafës. Në javët e ardhshme, kjo kolonë do të zhduket plotësisht. Sasia e lëngut të indeve mund të japë informacionin nëse mund të jetë e pranishme ndonjë anomali apo keqformim: Down sindrom ose ndonjë defekt në zemër. Sidoqoftë, ky ekzaminim nuk është një kontroll i zakonshëm. Mjeku juaj mund të japë informacione të mëtejshme për këtë.
Helmet shtëpiake, mjedisi dhe ambienti
Ngjyrosja e flokëve
Duke iu referuar diskutimit rreth ngjyrosjes së flokëve gjatë shtatzënisë, shumë gra shqetësohen gjithnjë e më tepër rreth temës së helmeve. Ndërsa disa e konsiderojnë ngjyrosjen dhe trajtimin e përhershëm të flokëve të valëzuara si të padëmshme, Klinika e Grave në Straubing ka paralajmëruar rrezikun kundër kësaj dukurie për shkak të aftësisë së lartë të absorbimit të lëkurës së kokës. Është e këshillueshme që të përmbaheni nga trajtime të tilla në tre muajt e parë të shtatzënisë, sepse lëkura e kokës mund të thithë shumë mirë substancat toksike dhe kështu të sjellë substancat e dëmshme në qarkullimin e gjakut të nënës, të cilat mund ta dëmtojnë foshnjën. Ngjyrat natyrale të flokëve janë kompromis i mirë, por ato nuk e mundësojnë ngjyrën e flokëve bjonde. Një tjetër mundësi është ngjyrosja e fijeve të flokëve që fillojnë rreth 2 cm nga lëkura e kokës.
Produktet e pastrimit
Nëse nuk jeni të sigurt dhe doni të shikoni nga afër shtëpinë tuaj, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj për mjetet apo substancat që përdorni për pastrim në shtëpi. Mjeku dhe mamia kanë lista të përbërësve të produkteve të pastrimit shtëpiak që konsiderohen toksik për embrionin, të dëmshëm për foshnjën. Nëse kjo nuk ofron ndonjë siguri përfundimtare, atëherë kaloni tek produktet natyrore dhe biologjike të pastrimit, prej të cilave gjithashtu foshnja juaj do të përfitojë në planin afatgjatë, ose merrni më shumë informata nga një institut që merret me helmimet e embrioneve. Këto mund t’ju japin informacionin më të saktë në lidhje me efektet e përbërësve në fjalë dhe si mund t’i shmangni ato.
Kimikatet
E njëjta gjë vlen edhe për produktet që përdorni në kopsht. Edhe këtu këshillohet të keni kujdes. Është padyshim më mirë të mos përdorni helme kimike kundër barojave të këqija. Edhe brenda katër mureve tuaja, nëse jeni duke rinovuar banesën, për shembull, është më mirë të mos përdorni ngjyra për mure me përbërje kimike ose llak druri, por ngjyra me përbërës natyral siç janë ato me origjinë nga dylli i bletës ose gëlqerja (kalcium karbonat). /Hipp Kosovo/