Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, ka shprehur pritshmëri që ministri i ri i Arsimit, Hajrulla Çeku të ketë një qasje më të hapur dhe më konstruktive ndaj dialogut me sindikatën.
Sipas tij, kërkesa e parë dhe tema më “e nxehtë” mbetet kontrata kolektive.
Jashari bëri të ditur se SBASHK-u e ka dorëzuar prej kohësh versionin e parë të kontratës dhe tani pret që ministri Çeku të ftojë sindikatën për takim.
“Presim që ministri të na ftojë për të biseduar, pastaj të formojmë grupet punuese dhe të vazhdojmë me përgatitjen e kontratës kolektive,” ka theksuar Jasharaj, duke shtuar se dialogu është çelësi për zgjidhjen e çështjeve të hapura.
Ai ka theksuar gjithashtu se SBASHK-u pret përfaqësim në të gjitha grupet punuese në kuadër të Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), si dhe në Këshillin Shtetëror të Licencimit dhe në mekanizma të tjerë relevantë, në mënyrë që sindikata të japë kontributin e saj profesional.
“Nëse ka dialog, ka gjasa që çështjet që ngriten edhe të realizohen,” ka deklaruar ai për IndeksOnline.
Duke folur për ndryshimet në udhëheqje, Jashari ka deklaruar se largimi i ish-ministres Arbërie Nagavci ishte dëshirë e shumëkujt, pasi sipas tij, ajo i shmangej dialogut dhe nuk tregonte gatishmëri për bashkëpunim.
“Tash po presim. Nëse Çeku do të jetë ndryshe, do ta duartrokasim,” ka përfunduar Jashari.