E diel, 23 Shkurt, 2025

Jasharaj: Viti shkollor do të fillojë pa greva, por me telashe

- Advertisement1-

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka thënë se këtë vit nuk do të ketë greva në arsim. Në një intervistë në emisionin “Info Plus” në RTK, ai ka adresuar kritika për MASHTI-n rreth përgatitjeve për vitin e ri shkollor.

Jasharaj tha se ky vit shkollor do të fillojë pa greva, por me telashe dhe pa përgatitjet e duhura.

- Advertisement -

Sa i takon SBASHK-ut këtë vit nuk do të ketë greva. Ky është lajm i mirë për prindërit e ndoshta jo për Qeverinë. Nga ajo që dje kemi dëgjuar po duket se edhe pa greva ky viti shkollor do të fillojë me telashe dhe pa përgatitje. Këtë vit shkollor do ta fillojmë prapë pa mjete bashkëkohore të punës, pa projektorë, do ta fillojmë edhe me mungesë të librave. Çështja është e kompleksuar. MASHTI është ai që vendos me ekipet se çfarë tekstesh duhet të përdoren dhe është fajtori i vetëm pse nuk do të kemi tekste shkollore me kohë nëpër shkolla”, vlerësoi ai.

Ai tha se është keq që viti shkollor do të fillojë pa konsulta edhe me SBASHK-un.

“Ministrja Nagavci nuk e ka parë të udhës t’i takojë Asociacionin e Komunave, as Kolegjiumin e Drejtorëve, as SBASHK-un e as Këshillin e Prindërve siç ka qenë zakon dy javë para fillimit të vitit shkollor”, tha ai.

Sipas Jasharajt shkollat nga ana teknike kanë bërë përgatitjet e tyre, teksa shtoi se nuk është e lehtë nëse vonohet shpërndarja e teksteve shkollore.

“Duhet goxha kohë të shpërndahen librat, sepse kemi komuna që kanë shkolla në periferi, në vende rurale dhe nuk është krejt e thjeshtë të ndahen. Pastaj duhet të ndahen klasë për klasë, nxënës për nxënës dhe kjo kërkon kohë”, u shpreh ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...