E diel, 23 Shkurt, 2025

Jasharaj: Sot mblidhet SBASHK-u, vendoset për grevën në arsim

- Advertisement1-

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, por edhe zyrtarë tjerë nga kjo sindikatë kishin paralajmëruar veprime sindikale, në rast se Qeveria e Kosovës nuk i përfill kërkesat e tyre.

I pari i SBASHK-ut thotë se Kongresi në vendimin e vet e ka lanë afatin deri më 20 prill.

- Advertisement -

Qeveritë, sipas tij, e kanë zakon presin momentet e fundit dhe angazhohen duke shtuar se do të presin edhe sot.

“Sot është mbledhja ekzekutive e BSPK-së. Mbase edhe të bëjmë bashkë veprime. Sot do ta kemi një takim dhe është 20 prilli që përfundon ky afat që ka dhënë kongresi. Jemi dakorduar që secila sindikatë të mos shkoj veç e veç , por do debatojmë nëse ka lajme të mira do t’i analizojmë, nëse jo besoj të gjithë sindikatat që janë pjesë e BSPK-së do të marrin vendim çka tutje dhe do të dalim me një komunikatë të përbashkët”, ka thënë Jasharaj për Indeksonline.

Një nga kërkesat e SBASHK-ut është miratimi i ligjit për paga. Poashtu SBASHK ka kërkuar ndarjen e 100 eurove për mësimdhënësit deri në miratimin e këtij ligji.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...