E shtunë, 4 Janar, 2025

Jasharaj: S’kam parë arritje – Qeveria Kurti e ktheu kundër çdo premtim

- Advertisement1-

Ndihmon si vëlla, na ndihmo të dalim prej krizës si vëlla, ami 100 euro”, ishte deklaratë kjo që dy vite më parë kryeministri Albin Kurti e nxori në publik nga biseda me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharajt, për kërkesën që ky i fundit duke përfaqësuar këtë sindikatë bashkë me sindikatat tjera, ia kishte bërë Kurtit në lidhje me shtesat për punonjësit e arsimit dhe të tjerët, deri në miratimin e Ligjit për paga.

Ndaj Jasharajt, pas kësaj deklarate të Kurtit, kishe filluar një lloj fushate linçuese duke e bërë atë cak të kritikave dhe sulmeve të ndryshme që vinin kryesisht nga përkrahës të pushtetit.

- Advertisement -

Kërkesa për shtesa prej 100 eurove, që vinte nga Jasharaj por edhe sindikalistë të tjerë, ishte bërë siç thoshin ata ndër tjerash, edhe si mënyrë për t’i bërë ballë inflacionit që kishte goditur Kosovën.Tash që jemi në fund të mandatit qeverisë të Lëvizjes Vetëvendosje, Gazeta Express, ka kontaktuar me Rrahman Jasharajn, për të marr një koment nga ky i fundit rreth zhvillimeve gjatë këtyre katër viteve mes kësaj sindikate dhe qeverisë.

Kryetar i SBASHK-ut, bëri dallimin mes Kurtit dhe ish-kryeministrave të tjerë para tij, duke theksuar se përderisa edhe me të tjerët kanë pasur mospajtime, dialogu ka ekzistuar gjithmonë, gjë e cila nuk është hasur tek qeveria Kurti, për qeverisjen e katër vjeçare të secilës, Jasharaj tha se, kanë qenë vite të vështira.“Për një kohë të gjatë si kryetar i SBASHK dhe duke bërë shpesh analiza dhe duke e kthyer kujtesën në këto 12 vite që jam si kryetar kam pasur fatin të komunikoj me të gjithë kryeministrat shqiptarë në vitet e pas luftës. Dhe tu ju them të vërtetën edhe pse edhe me ata kemi pasur herë ditë të mira herë përplasje, ata asnjëherë nuk i kanë mbyllur dyert e dialogut dhe janë munduar ta ruajnë edhe palën tjetër, që të mos e fyejnë e të mos e lëndojnë, dhe kanë bërë arritje aq sa kanë pasur mundësi, brenda mundësisë buxhetore. Sa i takon katër viteve të kryeministrit Kurti me keqardhje e them se ishin këto katër vite tepër të vështira, dhe nëse i marrim premtimet që i ka bërë, qoftë për tërë Kosovën, qoftë për qasjen ndaj dialogut e sindikatave, mund të them që asnjë nga premtimet e bëra për sistemin arsimor e as për sindikatat nuk është bërë”, ka thënë ai.

Në deklarimin e tij, Jasharaj theksoi edhe zhgënjimet më të mëdha që kanë ardhur nga kjo përbërje qeverisëse, duke theksuar në mënyrë të veçantë ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe ministrin e Arsimit, Arbëri Nagavci.Për këtë të fundit, Nagavcin pra – e cila në një ekzaltim të momentit pas një darke që Kurti kishte zhvilluar me shkrimtarin nobelist Orhan Pamuk, këtij të fundit s’ia kishte ditur emrin – ka pasur edhe thirrje për dorëheqje për atë që e përmendem më lartë, e që ka qenë linçimi ndaj Jasharajt.

“Madje ajo që na ka zhgënjyer shumë këto katër vite është qasja tepër e gabuar e kryeministrit Kurti, e pastaj edhe veçmas edhe e ministrit Murati i cili është ministër i Financave, Transfereve por edhe i Punës dhe Mirëqenies sociale, por jemi të zhgënjyer edhe me ministren Nagavci e cila në këto katër vite nuk është ndjerë asnjëherë si ministre për t’i mbrojtur punëtorët e arsimit e për t’i shpallur në mbledhje kërkesat e tyre legjitime, por në të kundërtën edhe ajo është munduar që ta hesht zërin e tyre”, ka shtuar Jasharaj.Tutje, kryetari i SBASHK-ut, ka thënë se pakënaqësitë me qeverinë kanë arritur kulmin e tyre, kur janë prekur pagat, duke deklaruar se rritjet kanë qenë shumë të vogla.

“Pra nuk kam parë ndonjë arritje, nuk kam parë asnjë hap të bërë për të realizuar qoftë edhe një kërkesë legjitime të anëtarësisë sonë. Dhe kulmi i kësaj erdhi edhe me paga, sepse në vitin 2024 pagat në sistemin arsimor para-universitar janë ngritur vetëm 28 euro, ndërsa në Shqipëri dhe vendet tjera ka pasur ngritje të dukshme me qindra euro, dhe ata e kanë bërë këtë për t’i mbrojtur pagat që i kishin nga inflacioni dhe për ta ruajtur dosido forcën e tyre blerëse. Pra me rritje 28 euro ka qenë zhgënjyese dhe zhgënjyese shumë që krijoi edhe tensione të reja ishte dhe deklarata e kryeministrit Kurti dhe ministrit Murati që në janarin që po vjen do të bëhej një ndryshim në koeficient për 0.5 ndryshim, ky ndryshim që edhe nuk është ligjor , ndryshim ky që sjell një ngritje 55 euro, që përsëri është vlerësuar irrituese nga punëtorët e arsimit, ngase kemi ngel shumë larg nga pagat e kolegëve tanë në Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi e të mos flas për shtetet e Europës”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka përmendur edhe problematikën me tekstet shkollore dhe furnizimin e shkollave me to. /Express

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Disa mesazhe të vlefshme që drejtorët mund t’ua dërgojnë mësimdhënësve

Drejtorët e shkollave shpesh dërgojnë mesazhe motivuese dhe mbështetëse për mësuesit, që i ndihmojnë...

Urgjente: 15-vjeçarja nga Mitrovica ka nevojë për ndihmën tonë për të shpëtuar jetën

Atika, një vajzë 15-vjeçare nga Mitrovica, po përballet me një tumor të rrezikshëm dhe...

Mësimdhënësi nga Drenasi migron në Gjermani: Kurrë s’e kam menduar se do të detyrohem ta lë Kosovën

Mësimdhënësi Ilir Brahimi nga fshati Zabel i Ulët i Drenasit ka marrë vendimin për...

Nga Kriger Ramaja: Licenca e avancuar, nevojë e kohës

Bazuar ne udhezimet administrative 14/2023,15/2023 dhe 16/2023 mesimdhenesit e shkollave tona duhet që të...