Jasharaj: S’ka as greva as protesta deri në formimin e qeverisë së re

- Advertisement -

Pak ditë pas fillimit të vitit të ri shkollor, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka shprehur paknaqësitë sa i përket kushteve të punës.

- paragrafi 1 -

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj thotë se aktualisht nuk mund të mbajnë as greva e as protesta, kjo deri në krijimin e qeverisë së re.

- Advertisement -

“Fillimisht është vendim edhe i Kongresit edhe i Këshillit Drejtues që është organi më i lartë ku janë përfaqësuesit të punësuarve që nga qerdhet deri në Universitet. Fillimsht po presim formimin e institucioneve të reja dhe do të provojmë me dialog, nëse dialogu nuk jep rezultate, atëherë si zakonisht i mbetet Këshillit drejtues të caktojë fillimin e veprimeve sindikale që unë nuk mund të themë cilat do të jenë, vendos Këshilli drejtues por asnjëherë nuk është përjashtuar se nëse dialogu nuk jep rezultate nuk i kemi përjashtuar as veprimet sindikale e as grevën e përgjithshme”, ka thënë Jasharaj.

“Edhe me ligjin për grevat edhe për organizimin sindikal është që fillimisht do të provohet me dialog, dhe ne do të bënim veprime sindikale por paraprakisht duhet të fillojmë dialogun, që do të thotë se pa pas qeveri as nuk mund të ketë dialog e as greva. Për momentin nuk ka as protesta e as greva për arsye se s’ka qeveri”, theksoi tutje ai.

Ndër kërkesat kryesore të SBASHK-ut janë negocimi dhe nënshkrimi i kontratës së re kolektive, rritja e vlerës së koeficientit, si dhe zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kompensimin e përvojës së punës, bashkë me çështje të tjera që lidhen me të drejtat dhe kushtet e punëtorëve të arsimit.

- Advertisement -

“Kërkesat tona nuk janë veç pagat, kërkesë me e madhe janë edhe konktratat kolektive sepse nuk ka shembujë as në Ballkan as në evropë te shtetet që të punësuarit nuk kanë kontratë kolektive as marrëveshje të përgjithshme kolektive, pastaj është kërkesë dhe e drejtë ngritja e pagave që të ngritet vlera e koeficientit dhe një kërkesë tjetër që e kemi ngritur është që të kemi kushte më të mira të punës”, ka thënë Jasharaj për IndeksOnline.

SBASHK-u ka zhvilluar protestën e fundit më 4 dhjetor 2024 duke kërkuar rritje të pagave dhe nënshkrimin e Kontratës Kolektive.