E hënë, 24 Shkurt, 2025

Jasharaj ‘selam’ Nagavcit: Jemi në konsultim me ekspertë të fushës se drejtësisë

- Advertisement1-

Sindikata e arsimit shkëputjen e kontratës kolektive e konsideron “veprim të ngutshëm, të pabazuar, të njëanshëm e të pa efekt”, ka deklaruar Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut.

“Ajo ka qenë vetëm si informatë dhe e konsiderojmë si veprim të ngutshëm e të njëanshëm të ministres Nagavci dhe si veprim i tillë e konsiderojmë si tëpabazuar dhe pa efekt, ngase në kontratën kolektive thuhet qartë që asnjëra palë nënshkruese nuk ka të drejt të marrë hapa të tillë të zhvlerësimit të kontratës kolektive. Pra një të drejtë të tillë se ka MASHTI as SBASHK-u. Ne jemi në konsultim me ekspertë të fushës se drejtësisë dhe jemi duke e analizuar situatën. Me siguri do të dërgojmë përgjigje zonjës Nagavci për t’i treguar se e ka bërë një hap të gabueshëm dhe se nuk ka të drejtë për shkëputjen e njëanshme të kontratës”, u shpreh ai.

- Advertisement -

Kur u pyet rreth mundësisë që të shkëputet kjo kontratë, e të bëhet një e re, Jasharaj tha se “nuk kanë arsye”, derisa shton se Nagavci mund të jetë ende e hidhëruar për grevën.

“Kontrata është nënshkruar nga të dyja palët më 21 janar 2021 dhe t’iu them të drejtën është e habitshme ky veprim i Nagavci pas dy viteve, mbase ende e ka atë hidhërimin për shkak të grevës”, tha ai.

I pari i Sindikatës së Arsimit bëri të ditur se kontrata e nënshkruar në kohën e Qeverisë Hoti ka qenë me afat të pacaktuar.

“Kontratat zakonisht te ligji i pagave përpara kanë qenë në afate prej tri vitesh, por në kontratën kolektive të 2021 janarit thuhet qartë dhe ishte mirëkuptim i të dy palëve nënshkruese se kontrata është më afat të pacaktuar, mirëpo palët në marrëveshje mund të bisedojnë, mund të formojnë komisione të cilat do të bëjnë ndonjë shtesë, ndonjë aneks eventual në kontratë, por gjithnjë që avancon të drejtat e të punësuarve në sektorin publik”, tha Jasharaj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...