Jasharaj: Së pari të dalin pagat, pastaj ulemi bisedojmë për orët e humbura mësimore

- Advertisement -

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka thënë se nuk është e drejtë që punëtorëve të administratës iu ka dalë paga e atyre të arsimit jo, pavarësisht se sipas tij të gjithë ishin në grevë.

- paragrafi 1 -

“Ne jemi në hall të madh. Çështja që duhet shtruar është se kur grevën e shpalli BSPK-ja, u futën punëtorët e administratave të komunave dhe nivelit qendrorë të ministrive dhe ata të SBASHK-ut. Ndodhi që shërbyesve civil iu dolën pagat ndërsa kjo nuk po ndodh me arsimin. Nëse ka ndonjë ligj për këtë çështje, ai është dashur të jetë i njëjtë për të gjithë. Është dashur të ndëshkohen të gjithë nëse ka qenë nevoja e jo vetëm punëtorët e arsimit. Nuk është e drejtë të bëhen selektime në këtë mënyrë”, deklaroi Jasharaj në një lidhje telefonike në RTV Dukagjini.

- Advertisement -

Jasharaj ka thënë se në fillim duhet të ekzekutohen pagat e pastaj të ulen palët dhe të shohin nëse ka mundësi për zëvendësimin e orëve.

Ministria e Arsimit së pari duhet të shohë pse punëtorët që ajo përfaqëson që nga çerdhet deri në universitet po ndëshkohen dhe nuk po marrin pagat, e më pas të ulemi të bisedojmë [për orët e humbura]”.

Ai ka thënë se Kontrata Kolektive nuk e parashikon që të kompensohen orët mësimore të humbura në greva, por ato mund të kompensohen nëse humben për shkak të ndonjë pandemie apo shkaqe tjera natyrore.

- Advertisement -

“Mirëpo nëse palët merren vesh për kompensimin e orëve është tjetër çështje. Por sonte nuk mund të flitet për kompensimin e orëve, pyetja është pse shërbyesit morën pagat e mësimdhënësit jo”, deklaroi tutje i pari i SBASHK-ut.