E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Jasharaj: Qeveria duhet të gëzohet kësaj radhe që mësimi nis pa greva

- Advertisement1-

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka thënë se qeveria duhet të jetë e lumtur që këtë vit, mësimi po fillon me kohë dhe nuk do të ketë grevë.

Ai ka thënë se MASHTI nuk është konsultuar me sindikatën lidhur me tekstet shkollore dhe as me ditën e fillimit të procesit mësimor në shtator.

- Advertisement -

“Ajo që është e mirë dhe se është dashur të gëzohet edhe ministria, është se SBASHK-u kësaj radhe nuk po shkon me grevë. Por, duke i parë gjërat që u thanë, del se ky vit shkollor do të filloj me vështirësi, ngase edhe përkundër premtimit të ministres Nagavci, tekstet shkollore nuk kanë arritur ende në shkolla..”, ka thënë Jasharaj.

Brengë tjetër e sindikatës është edhe ikja e mësimdhënësve nga vendi. Jasharaj ka shtuar se ka kërkesa për pushim njëvjeçar të mësimdhënësve të Kosovës për, siç mendon ai, të ikur jashtë vendit.

“Ne do të bëjmë një shkresë posa të kthehen deputetët që edhe njëherë të iniciohet çështja e vlerës së koeficientit, ngase është tejet e ultë, ka goditur arsimin goxha shumë… Ka rrezik që, edhe ne po e hulumtojmë, se ka kërkesa për pushim njëvjeçar të mësimdhënësve të Kosovës, që sipas meje dhe përvojës që kam, ata mbase do të shkojnë jashtë, do të provojnë të rehatohen, nëse gjejnë atje mundësi, nuk do t’i kthehen kurrë procesit mësimor, sepse janë të zhgënjyer me paga, me ligjin e pagave, me presionin e ofendimet publike që iu bëhen se nuk dinë”.

E, Jasharaj thotë se nëse qeveria do t’i ishte gëzuar lajmit që po fillon mësimi me kohë dhe pa greva, do të thërriste për takime këtë sindikatë.

“Nëse qeveria nuk do të ishte gëzuar (për grevë) ne do të kishim takime. Është logjike para fillimit të vitit shkollor të takohemi me ministren, të shohim a jemi përgatitur e të urojmë njëri tjetrin’, përfundon Jasharaj./ Kosovapress

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...

Pensionohet arsimtari i lëndës së matematikës, Ali Bytyçi nga Rahoveci

Është pensionuar arsimtari i lëndës së matematikës Ali Bytyçi nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducation.net. Postimi i...

Pensionohohen mësimdhënësit Vahide Ibrahimi dhe Shaqir Pira

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e arsimit, Arta...