E martë, 16 Prill, 2024

Jasharaj: Po përgatitemi për grevë

- Advertisement1-

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari ka deklaruar se nëse qeveria aktuale në vend nuk merret me kërkesat dhe shqetësimet e paraqitura nga kjo sindikatë, do ndërmerren veprime sindikale.

Jashari bëri të ditur se ky vendim erdhi nga takimet me përfaqësues të sindikatës në nivele komunale dhe ato të universiteteve.

- Advertisement -

“Për ta mbajtur anëtarësinë e informuar ne mbajmë takime të rregullta me kryetarët e niveleve komunal dhe universiteteve të cilët janë përfaqësues tonë që nga çerdhet deri në universitet dhe debatojmë për çështjet të cilat janë kërkesa e shqetësime të anëtarësisë. Në mbledhjen e fundit që e mbajtëm online e konsideruar mbledhje pak më e jashtëzakonshme kryetarët raportuan se janë shtuar pakënaqësitë në anëtarësi”.

Ai renditi disa arsye të pakënaqësive të cilat mund të dërgojnë nga protesta deri në grevë.

“E këto pakënaqësi lidhen kogja shumë me ligjin për pagat, sepse kishim një pjesë kogja mirë të punëtorëve të arsimit që ishin të pakënaqur me vet ligjin dhe ato që u solli ligji e pakënaqësia u shtua shumë me vendimin e pa konsultuar të qeverisë Kurti, ngritjen ironike të koefcinetit nga 105 në 110 euro lëvizje kjo që i shtoi pakënaqësitë te anëtarësia ngase kemi lëvizje ironike për vetëm 28 euro ne kishim kërkuar me shkresa së paku 130 euro, jo për tu bërë të pasur punëtorët e arsimit por të përballen më lehtë me kërkesat e kohës dhe çmimet që vazhdimisht po ngriten por qeveria vendosi ashtu siç tek dhe pakënaqësitë janë shtuar shumë e këto pakënaqësi janë prezente për shkak se u bënë kogja do vite në Kosovën e çliruar dhe punëtorët e arsimit s’kanë ligj për sigurime shëndetësore. Përkundër premtimeve reagime ka edhe takimet që i bëjmë për shkak të kushteve të punës nëpër shkolla të cilat nuk janë të shekullit 21 sepse qeveria po i sfidon punëtorët e arsimit të punojnë me shkumësa e shpuza karshi kërkesave shumë të mëdha të Kosovës dhe kjo beteja e mësimdhënësve edhe pse ata angazhohen vazhdimisht nuk po i jep rezultatet e pritura dhe një pjesë e opinioneve në vend që të kritikojnë qeverinë pse nuk po furnizon shkollat me mjete të duhura, pse bëri lojëra me tekste shkollore në këtë vit shkollor duke thënë se duhet ti bleni në librari dhe e keqja më e madhe pse e ka krijuar këtë tensionim jo vetëm në qeveri është mungesa totale dhe gatishmërisë të qeverisë Kurti për dialog”.

- Advertisement -

Jashari tha se të njëjtën rrugë, sipas tij po e ndjek edhe minstrja e arsimit, Arbërie Nagavci

“Në këtë rast një shkollë të tillë të Kurtit po e vazhdon që nga greva e shtatorit zonja Nagavci e cila përkundër kërkesave tona nuk gjen kohë për tu takuar duke u arsyetuar se gjoja qenka shumë e angazhuar ose në Kosovë ose jashtë por ajo po harron se në mungesë të dialogut situatat sa vijnë e shtohen.”

E në mungesë të dialogut, sindikatë -qeveri, Jashari bëri të ditur se më 1 Maj do të ketë protestë me numër të kufizuar.

- Advertisement -

“Dhe kemi ardhur në këtë moment kur në mbledhjen e fundit me kryetarët e niveleve komunale dhe univesiteteve u shtuan zërat që në mungesë të dialogut që është faji vetëm i qeverisë dhe i askujt tjetër duhet me hi në diçka tjetër dhe kur nuk ka dialog dihet ka veprime sindikale dhe unë jam i sigurt se kryetarët marrin detyra që të punojnë me anëtarësinë që e bisedojnë dhe jam i sigurtë se me 1 maj do të kemi një protestë në numër të kufizuar fillimisht do shkojmë me kryetarët e shoqatave të sindikatave, qerdheve, universiteteve me kryetarët e nivelit komunal dhe me stafin qendror këtu si alarm se po fillohet me veprimet sindikale”.

Jasharaj ka shtuar se frikësohet se qeveria do të barikadohet si gjithmonë, do të hesht, nuk do të ulet as me 1 maj me përfaqësuesit e sindikatave.

“Kam frikën se qeveria do të barikadohet si gjithmonë, do të hesht, nuk do të ulet as me 1 maj me përfaqësuesit e sindikatave dhe pastaj mund të shtohet pakënaqësia dhe anëtarësia mund të kërkoj që të vazhdohet me veprime sindikale dhe mund të vie e përsëritet fatkeqësisht vitit 2022 kur më në fund në mungesë totale dialogut për shkak të një qasje tejet të gabuar erdhi deri të ajo greva që filloi me pjesën e fundit të gushtit e vazhdoi tërë shtatorin duke krijuar një bllokadë totale të sistemit arsimor, me qerdhe të mbyllura, me shkolla të mbyllura dhe ne bëmë çmos ta lusim anëtarësinë duke parë se zoti Kurtit po i pëlqejnë grevat dhe o dëshirojnë të vazhdojnë ne e lutëm anëtarësinë ta mbyllin grevën dhe këtë e bëmë për hir të prindërve që ishin ën siklet ku ti lën fëmijëvet në mungesë të qerdheve dhe për hir të nxënësve të cilët po humbnin një muaj të tërë”, u shpreh Jasharaj.

Se sa do jetë afati i qeverisë, Jashari deklaroi se kjo gjë nuk dihet ende, teksa tha se protestës së Një Majit do i bashkohen edhe sindikata tjera.

“Unë nuk e di nuk vendos vetëm uroj që protesta e 1 Majit të shkoj mbarë, pa probleme uroj që ti bashkohen edhe sindikata tjera SBASHKUT, për shkak se ne komunikojmë vazhdimisht me ta e edhe mediat e dinë se janë pakënaqësi kogja të mëdha edhe tek policia jonë e nderuar dhe kolegu im kryetari kishte ngritur vazhdimisht zërin…. dhe unë mendoj se ata në masën tonë e kanë të pamundur por edhe ata do jenë në mënyrë simbolike sepse janë në masë të vogël por do jenë në protestën e 1 Majit në mënyrë që ta alarmojmë dhe ti tregojmë qeverisë se pakënaqistë janë të mëdha dhe ne tash po kërkojmë veprime sindikale, çfarë do ndodh pas një majit nuk varen nga unë varet nga zëri i anëtarësisë dhe unë jam betuar se çdo kërkesë të shumicës së anëtarësisë do jem në ballë të atij aktiviteti qoftë në protestë qoftë ne grevë”, tha ai për Ekonomia Online.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Majlind Ferdulli emërohet ushtrues detyre i drejtorit në shkollën “Emin Duraku” në Gjakovë

Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova-Baci, ka njoftuar se Majlind Ferdulli nga sot...

Nxënësi Riad Mani nga Prizreni fiton tre medalje në turneut e karates

Nxënësi Riad Mani nga shkolla "Emin Duraku" në Prizren ka fituar tre medalje në...

Besim Buja, mësimdhënësi nga Lipjani që kapi ditarin para 30-vitesh – organizoi mësimin shtëpi-shkolla në vitin 1991

Sot po ju prezantojmë mësimdhënësin nga Lipjani, Besim Buja, që kapi ditarin para 30-vitesh...

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes “s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe”

Arlind Hajdaraj, ish student në Fakultetin e Edukimit në Gjakovë ka thënë se gjatë...