E hënë, 20 Janar, 2025

Jasharaj: Po munohen të na përçajnë, por greva nuk thyhet

- Advertisement1-

Kreu i SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj, ka folur pas paralajmërimeve se një shkollë në Gjakovë do ta ndërpresë grevën.

Ai ka thënë se ka tendenca për thyerje të grevës, por se ajo do të vazhdojë.

- Advertisement -

“Kemi tendenca të papara në këtë kohë për të bërë përçarje në këtë kohë, por greva është unike dhe nuk thyhet dot”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Jasharaj ka folur edhe rreth deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti se gjatë takimit ai i ishte drejtuar me fjalën vëlla.

“Unë po them sonte i kam thënë vëlla sepse është traditë e shqiptarit që t’i drejtohet si vëllai me vëlla. Ishte lutje ime që kryeministri të reflektojë”, tha ai.

Jasharaj ka mohuar që në takimin e sotëm me Kurtin të jetë përmendur ndonjë shumë e pranueshme si kompromis për t’i dhënë grevës së nisur më 25 gusht, duke thënë se qëndrojnë parapa kërkesave për 100 euro shtesë dhe pjesëmarrje në dialogun social.

Ndryshe një shkollë fillore në Gjakovë ka bërë të ditur se nesër do t’i kthehet procesit mësimor.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...