E premte, 28 Shkurt, 2025

Jasharaj për Qeverinë: Nëse e ka hallin e nxënësve të nisin dialogun me sindikatat

- Advertisement1-

Kryetar i Këshillit Grevist të BSPK-së, njëherit kryetar i SBASHK -ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se as BSPK-ja, si përfaqësuese e shumicës së federatave sindikale, as SBASHK-u, si përfaqësuese e të punësuarve në tërë sektorin e arsimit dhe në shumë nga institucionet e kulturës, nuk kanë qenë të kyçur asnjë herë në punën e komisionit hartues të ligjit të pagave, e as nuk e kanë pranuar zyrtarisht versionin final të tij, i cili paska shkuar tani në procedura.

Jasharaj në një opinion dërguar mediave, ka shkruar se me muaj kanë kërkuar takime, por që u organizuan edhe veprime sindikale për ta nxitur Qeverinë për dialog e marrëveshje dhe ajo nuk bëri as edhe një milimetër angazhim.

- Advertisement -

“Pikërisht një ditë a dy para se BSPK-ja të shpallte grevën e përgjithshme, ministri Sveçla doli me deklaratën se e paska nisur për proceduara Ligjin e ardhshëm të pagave. Kemi të drejtë të dyshojmë se kjo u bë për t’u krijuar mjegull dhe hamendje te njerëzit. BSPK-ja e as SBASHK-u, nuk kanë qëndrim zyrtar për ligjin e pagave që e ka përmendur ministri Sveçla sepse nuk ishin pjesë e përgatitjes së tij e as që e kanë marrë këtë version në rrugë zyrtare”, ka shkruar ai, duke shtuar se ata si sindikalistë kanë të drejtë të dyshojnë se kjo u bë për t’u krijuar mjegull dhe hamendje te njerëzit.

“Në medie është filluar të botohen shkrime se sa kujt do t’i bëhet paga e madje diku- diku përmendet edhe vlera 120 euro për koeficientin. Mund të ketë aty, këtu edhe individë që po bëjnë llogari se sa do t’u bëhet paga me “Ligjin e pagave” që paska nisur rrugëtimin drejt procedurave”, ka shkruar ai.

Sipas tij, të punësuarve në sektorin publik duhet thënë të vërtetën se çdo gjë për ligjin e pagave, mbetet supozim.

“Edhe nëse arrihet pajtueshmëri e Qeverisë me sindikatat për këtë ligj, duhen muaj e muaj deri sa nuk bëhet aprovimi nga deputetet e Parlamentit e pastaj, sikur kjo mos të mjaftonte, në këtë version thuhet se 8 muaj pas publikimit në gazetën zyrtare, pritet të nisin pagat sipas këtij ligji dhe atë nëse prite o Zot, mos u dërgoftë në Kushtetuese e për t’u zhvleftësuar prapë e për t’u kthyer në pikën zero prapë.”

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ganimete Selimi, një nga mësueset më të spikatura të shkollës “Dituria” në Podujevë

Arsimtarja Ganimete Selimi është një nga figurat më të spikatura të stafit akademik të...

E dhimbshme: Vdes nxënësja Larisa Sokoli nga Rahoveci

Ka ndërruar jetë Larisa Sokoli, nxënëse në shkollën e mesme “Xhelal Hajda”, në Rahovec. Kjo...

Mësuesja Nerxhivane Gashi, një përvojë të gjerë dhe një përkushtim të palëkundur ndaj arsimit

Arsimtarja Nerxhivane Gashi është një ndër figurat më të spikatura të stafit akademik të...

Florije Zogu zgjedhet mësimdhënësja e vitit në gjimnazin “Ahmet Gashi”

Florije Zogu nga Këshilli i Arsimtarëve është zgjedhu “Mësimdhënësja e vitit” në gjimnazin "Ahmet...