E premte, 24 Janar, 2025

Jasharaj: Nuk ka më kushtëzime, Qeveria të procedojë pagat për grevistët

- Advertisement1-

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të procedojë pagat në arsim për muajin shtator, pasi një gjë e tillë është antikushtetuese dhe në kundërshtim me të drejtat e lirive të njeriut.

Ai ka thënë se kompensimi i orëve të humbura dhe ndryshimi i kalendarit të vitit shkollor nuk duhet të bëhen, ndonëse MASHTI sot vendosi për një gjë të tillë.

- Advertisement -

“Nuk ka më kushtëzime, ministrja Arbërie Nagavci dhe Qeveria e Kosovës duhet të procedojnë pagat për grevistët në arsim”, ka thënë Jasharaj për RTK.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës nuk ka proceduar pagat për punonjësit në sistemin arsimor për shkak të grevës.

Ministrja e Arsimit, Abrërie Nagavci ka bërë të ditur se tashmë ministria që ajo drejton ka ka marrë vendim për kompensimin e orëve mësimore të humbura gjatë grevës së SBASHK-ut.

Në kuadër të këtij vendimi, MASHTI i ka bërë edhe një propozim Ministrisë së Financave lidhur me çështjen e pagave për mësimdhënësit.

Nagavci në postimin e bërë në Facebook, ka shkruar se në rast se punëtorët e arsimit do të respektojnë vendimin e ri për kalendarin e vitit shkollor 2022-2023, Ministria e Financave do të shqyrtojë mundësinë e pagesës në avans.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Liri Hoxhaj nga Kosova magjistron në Universitetin e Bristolit me plis në kokë

Liri Hoxhaj, ish-studenti i Universitetit të Prishtinës, ka magjistruar sot në Universitetin e Bristol. Lir...

Ngjarje e tronditëse: Edukatorja fotografon fëmijën 3-vjeçar dhe e qëllon me shuplakë

Rudina Gërdani është edukatorja 46-vjeçare e cila ka dhunuar disa herë vogëlushin 3-vjeçar në...

Rreziku nga dezinformatat dhe lajmet e rreme, ‘Çohu’ mban ligjëratë me nxënësit e shkollës “28 Nëntori” në Prishtinë

📍Organizata Çohu!, ka mbajtur sot një ligjëratë me nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike...

Dalin pamje të tjera: Momenti kur qeni hyri në shkollën në Suharekë, nxënës e mësimdhënës shihen duke ikur

Një incident i rrallë dhe i rëndë ndodhi dje në shkollën e fshatit Shirok...