E diel, 23 Shkurt, 2025

Jasharaj: Nëse Qeveria nuk plotëson kërkesat tona, viti i ri shkollor mund të mos fillojë në shtator

- Advertisement1-

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës vazhdon të insistojë në kërkesat e saj.

Ajo po kërkojnë dialog me Qeverinë dhe nëse kjo nuk do të ndodhë brenda 15 ditëve, nuk premtojnë se në shtator do të nis mësimi, pasi mund të ketë grevë.

- Advertisement -

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj ka treguar që mundësia e fundit për të pasur një dialog me Qeverinë është ndërmjetësuesi ligjor, i cili e ka për obligim t’i dërgojë Qeverisë një letër dhe të insistojë për dialog.

“E vërteta është, atë ditë askush nga Qeveria nuk doli të komunikojë me ne. Ne e analizuam situatën dhe duke u munduar të gjejmë zgjidhje çka tutje për t’i dhënë përgjigje dhe dukë parë se në ligjin për organizimin e grevave thuhej se këto veprime të cilat i kemi bërë deri më tash janë të lejuara, por për të kaluar në një grevë të përgjithshme, duhet të shfrytëzohet edhe mundësia e fundit dhe mundësia e fundit është ndërmjetësuesi ligjor, i cili ka obligim dhe autorizim në emër të sindikatës t’i dërgohet Qeverisë një letër dhe pastaj të insistojë që Qeveria patjetër të ulet dhe të bisedojë me sindikatat. Nëse Qeveria këtë angazhimit nuk i përgjigjet pozitiv, atëherë sindikatat me ligjin për greva e fitojnë të drejtën të hynë në grevë të përgjithshme”, ka thënë ai për KosovaPress.

Jasharaj ka theksuar së nëse nuk do të vepronin me ndërmjetësues, atëherë sipas ligjit, Qeveria do të kishte pasur mundësi ta shpall grevën të paligjshme dhe të marrë hapa ndëshkues ndaj atyre që e shpallen zyrtarisht grevën.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...