E shtunë, 21 Shtator, 2024

Jasharaj: Nëse Qeveria nuk i mban fjalët për Ligjin e Pagave, anëtarësia vendos nëse do të rikthehet greva

- Advertisement1-

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka adresuar kritika për qeverinë në pushtet. Sipas tij, përfundimi i gjysmëvjetorit të parë shkollor është në mjegull, derisa kërkon dialog nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në mënyrë që të qartësohet se kur do të mbyllet saktë gjysmëvjetori i parë.

Jasharaj nuk e ka mohuar mundësinë për rikthimin e grevës, pasi sipas tij, ajo nuk është e mbyllur.

- Advertisement -

Ai tha se nëse qeveria nuk i mban fjalët për ligjin e pagave do të bisedojnë me anëtarësinë se si duhet të veprojnë.

Më 22 dhjetor Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare, për të shqyrtuar në lexim të dytë Projektligjin për pagat në sektorin publik. SBASHK-u ka kërkuar që të merren parasysh kërkesat e tyre.

“Kur pezullohet greva nuk është e mbyllur dhe si e tillë mbetet si mundësi të rikthehet. Ne edhe opinionit ja kemi bërë të ditur se janari është muaji i cili do të vendoset ku tutje. Lajmet që i marrim e që nuk janë zyrtare për ligjin e pagave, sepse ishte edhe ky ligj në të kaluarën, jo vetëm SBASHK-u, por veçmas SBASHK-u dhe sindikatat e tjera i dërgoi në grevë…Më të zgjaturit greva, Nagavci dhe të tjerët nga qeveria, mbase për të ndikuar te grevistët nisën të flasin fjalë të mëdha për ligjin e pagave. Unë besoj se greva ka ndikuar që qeveria ta shpejtojë procesin, ngase fillimisht kishte premtuar në mars, pastaj qershor. Urojmë ky dhjetori të na sjell edhe një lajm të gëzuar, edhe leximin e dytë dhe votimin, dhe uroj që Nagavci dhe deputetët, sidomos të pozitës, ta mbajnë fjalën sepse ata publikisht kanë premtuar se do të hiqet afati tetë muaj pas votimit në gazetën zyrtare, gjitha këto janë nëse ndodhin e janari do të na tregojë… Po u bë një ligj me këto paga që janë, nuk na duhet asgjë, pra çdo gjë varet nga qeveria dhe ne janarin do ta presim me entuziazëm, por edhe me atë sfidën që nëse nuk ndodhin gjërat si duhen”, theksoi Jasharaj për KosovaPress.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mërgata shqiptare do të financojë bursa për studentët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Studentët e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë deri...

Pensionohet mësimdhënësi Fadil Gashi nga Prishtina

Shkolla "Mitrush Kuteli" në Prishtinë ka njoftuar se është pensionuar mësimdhënësi Fadil Gashi, shkruan...

“Baza e suksesit në Gjermani e Zvicër”: Nxënësit të inkurajohen për arsimin profesional!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se arsimi profesional shpesh paragjykohet nga prindërit, por theksoi...

Mitrovicë, njohës të arsimit propozojnë që lënda “Edukimi për Paqe” të jetë e integruar në kurrikulat shkollore

Një diskutim i organizuar nga rrjeti i organizatave të shoqërisë civile bashkoi rektorë, profesorë...