Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dje paralajmëroi se paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik do të shpërndahet në fund të muajit mars.
Ai tha se përmbushja e zotimeve të fushatës elektorale në zgjedhjet e parakohshme ka nisur me miratimin e Buxhetit për vitin 2026, i cili është në vlerë rreth 4 miliardë euro.
Kreu i SBASHK-ut: Në pritje të pagës së 13-të, ta shohim a do ta mbajë fjalën Kurti
Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj ka deklaruar se deri më tani nuk ka pasur asnjë takim me ministrin e ri, Hekuran Murati, për të biseduar lidhur me ekzekutimin e pagës së 13-ta.
“S’kemi pas ndonjë takim se Ministri ende nuk ka formuar kabinetin. Jemi në pritje që të kemi takimin e parë me të”, tha ai, për “Front Online”.
Ai thotë se punëtorët e arsimit janë në pritje të realizimit të premtimit për pagën e 13-të, premtim që është dhënë nga kryeministri Albin Kurti.
“Punëtorët janë në pritje të pagës së 13 te shohim a po e mbajnë fjalët apo jo se kanë premtuar që kur miratohet buxheti do të dalin pagat”, ka deklaruar Jasharaj.
Më 20 shkurt të këtij viti, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Buxhetin për vitin 2026, i cili parashikon edhe ekzekutimin e pagës së 13-të për punonjësit e sektorit publik.
Derisa, Presidentja Vjosa Osmani e ka dekretuar të premten Ligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.