E mërkurë, 15 Janar, 2025

Jasharaj me porosi për Kurtin

- Advertisement1-

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mosdëgjimin e punëtorëve dhe pensionistëve gjatë mandatit të tij katër-vjeçar në krye të qeverisë.

Në një shkrim dërguar mediave, Jasharaj e ka këshilluar Kurtin që të mos bërtasë shumë gjatë fushatës zgjedhore.

- Advertisement -

Ai ka thënë se nëse kryeministri do ta dëgjonte “zërin tonë, nuk do ta prishte të tijin”.

“Kryeministër në takimet me elektoratin tuaj po bërtisni shumë dhe deri në fund të fushatës është rrezik të mbeteni krejt pa zë dhe kjo nuk është mirë. Njeriu bërtet shumë vetëm atëherë kur është i mllefosur e nervoz dhe ju e dini pse jeni”, ka thënë ai.

“Ti vazhdo me bërtimat, por unë po ta kujtoj se po ta dëgjoje për këto katër vite të Qeverisjes zërin tonë, pra të punëtorëve arsimorë, të policëve, administratës, zjarrfikësve, pensionistëve dhe qytetarëve plot halle, atëherë do ta ruaje zërin tënd në fushatë sepse në mënyrë të qetë e pa nervozë do të numëroje plotësimin e kërkesave legjitime të punëtorëve në sektorin publik dhe do të flisje edhe për arritjet në gjithë sferat e jetës, por në mungesë të kësaj ti s’ke çka bën tjetër përveç se të bërtasish”, ka shkruar Jasharaj.

Jashraj ka thënë se “ti [Kurtit] dhe Qeveria duke pasur qasje të gabuar e armiqësore ndaj gjithë atyre që nuk të duartrokitnin kot, le që nuk komunikove me përfaqësuesit e punëtorëve e pensionistëve, por si për inat, veprove në të kundërtën e asaj që ata kërkonin me të drejtë”.

“Ti Kryeministër është mirë t’i thuash dikujt nga partia të të zëvendësoj bile në dy a tri tubime se kështu si po bërtet do të mbetesh krejt pa zë në gjysmë të fushatës se janë edhe do ditë deri të dita e zgjedhjeve”, ka thënë Jasharaj.

“Por, ta kuptoj hallin se ndoshta edhe nuk ke kujt t’ia besosh këtë detyrë se ata ose do të mundohen të të kopjojnë e të bërtasin , ose të nisin e të këndojnë siç bëri ministrja Nagavci. Ajo, mbase duke u frikësuar se ministre nuk do të zgjidhet kurrë më, ka dashur të
provojë se mos po merr popullaritet si këngëtare”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Athina Bejko, prej 44 vitesh shembull i përkushtimit në mësimdhënie

Athina Bejko nga shkolla “Konferenca e Pezës”, që prej 44 vitesh ka qenë një...

Këto janë 5 karakteristikat që i bëjnë mësimdhënësit të dalluar

Mësuesit e dalluar shpesh kanë disa karakteristika dhe aftësi që i bëjnë ata të...

Jehona Lushaku-Sadriu: Mësimi tërëditor do të vazhdojë në të gjitha shkollat e Kosovës

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku-Sadriu ka thënë se mësimi tërëditor i nisur...

Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Rritja e një fëmije në botën e sotme të shpejtë dhe konkurruese nuk është...