Qeveria e Kosovës pritet që sot të nënshkruajë vendimin për ekzekutimin e pagës së 13-të për punonjësit e sektorit publik, ndërsa pagesa pritet të realizohet nesër.
Kuvendi i Kosova më 20 shkurt ka votuar këtë buxhet, i cili përfshin edhe ndarjen për pagën e 13-të për sektorin publik, ndërsa ligji përkatës është dekretuar nga Presidentja Vjosa Osmani.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, për FrontOnline ka deklaruar se ende nuk ka informacione zyrtare lidhur me ekzekutimin e pagës së 13-të për punonjësit e sektorit publik, duke theksuar se sindikata mbetet në pritje të vendimeve institucionale.
“S’kemi ndonjë informacion, por jemi në pritje për të parë nëse bëhet ose jo paga e 13-të. Pritshmërit janë me dalë me pagën e këtij muaji, sepse deklaratat kanë qenë të tilla. Punëtorët e arsimit por edhe shërbyesit tjerë kanë nevojë për mbështetje”, ka thënë Jasharaj për FrontOnline.
Ai ka bërë të ditur se SBASHK-u tashmë i është drejtuar me kërkesë për takim ministrit të Arsimit, Hajrullah Çekut, ndërsa janë në pritje të një përgjigjeje nga ana e tij.
“Ne i kemi bërë kërkesë ministrit të arsimit Ceku për një takim dhe po presim të deklararoj për takimin dhe do kërkojmë që vlera e koeficientit të ngritet”, ka shtuar ai./ Shkrimi është marrë nga portali Front Online