Kreu i Këshillit Grevist, Rrahman Jashraj, pas vendimit për pezullimin e grevës për SBASHK-un e administratën, ka dërguar mesazhe tek zyrtarët qeveritar që të reflektojnë se të sillen ndryshe me sindikatat.
“Qeveria nëse na sjellë tek një grevë tjerër, nuk e ka më asnjë mundësi të deklarohet ja kush janë këta. Janari, nuk është larg. Jane vetëm disa muaj në mes dhe Qeveria duhet të sillet krejt ndryshe me ne. Të mos provojojë situata, e të ulet në dialog…. Urojë që Qeveria të mos krekoset, mos ta marrë këtë si fitore ndaj sindikatave. Qeveria të dëshmojë se është për dialog”, ka deklaruar Jasharaj.
E sa i përket orëve të humbura, Jasharaj ka deklaruar se nuk do të zëvendësohen.
“Sa i përket orëve të humbura, në kontratën kolektive që e kemi nënshkrua me MASHT-in thuhet qartë se orët e humbura në grevë nuk do të mbahen” , thotë Jasharaj.