E diel, 19 Janar, 2025

Jasharaj: Hekuran Murati me sjelljet e një rrugaçi do të ftohet para drejtësisë, i kemi bërë tri kallëzime penale

- Advertisement1-

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë e Kulturë, Rrahman Jasharaj, ka reaguar pas raportimit se ministri i Financave, Hekuran Murati, është duke u hetuar nga task forca kundër-korrupsion.

Jasharaj në një qëndrim të dërguar mediave, e ka quajtuar Muratin ministër me sjellje rrugaqi. Ai ka thënë se i kanë dorëzuar tri kallëzime penale ndaj Muratit.

- Advertisement -

Shkrimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Hekuran u mundove të shkatërrosh sindikatat, përballu tash me drejtësinë

Hekuran Murati pa as edhe një dije intelektuale për të qenë Ministër i Financave, por edhe i punës e mirëqenies sociale e për t’u dëshmuar se edhe sjelljet e një rrugaçi i pranon për të mbetur në ligën e parë të Albinit, kishte nisur fushatë tmerri ndaj sindikatave e në veçanti të sindikatës SBASHK , që ruan krenarinë për misionin e shenjtë të pishtarëve të dijes kundër errësirës që po mundohej ta mbillte në këtë troje pushuesi serb e që ky mision ruhet në faqet e historisë e prezantohet me heroin e shkollës shqipe drejtorin në Strell Haki Pavataj, me bacën Adem Haxhiajdini e me 400 pishtarët të dijes që dhanë jetën për liri.

Hekuran në kohën kur unë Rrahman Jasharaj, njëri nga këta mësuesit e viteve të 90-ta dhe njëri nga veprimtarët sindikalë që i thamë JO Serbisë dhe jetuam me pak bukë që na jepte populli ynë dhe me fjalën e tij të entuziazmit, po udhëheqja një grevë të lejuar me Ligjet e Kushtetutën e Kosovës e pasi qe Qeveria jote injoronte e përbuzte kërkesa tona legjitime dhe kërkesën modeste për t’u takuar me shefin tënd tekanjoz , ti dole në parlament e në media dhe gënjeve se unë paskam keqpërdorur mjetet e akumuluara nga anëtarësia, si buxhet i vetëm yni.

Duke mos dashur ta dish të vërtetën e pastër si loti se si akumulohen e si shpërndahen e administrohet me ato mjete bërë apel publik të prokuroria e shtetit që të nis hetimet . E bëre për të ndikuar në opinion e sidomos për t’ju dhënë edhe ca plumba fyes ndaj meje ushtrisë së Albinit për të më fyer e për të më paraqitur edhe si hajn . Turp e turpi ju mbuloftë se unë erdha në SBASHK për të udhëhequr me këtë sindikatë që mbrojti arsimin shqip në vitet e historisë sonë nga furtunat e pushuesit me betimin e premtimin dhënë punëtorëve të arsimit se do të ruaj figurën e mësuesit dhe pishtarëve të dijes .

Ti e di cilën përgjigje ta dha para ca muajve prokuroria lidhur me gënjeshtrën e shpifjen tënd për mjetet në SBASHK dhe unë nuk dola të krekosem para medieve se me ju nuk ndjej më arsye të flas e të ballafaqohem se jeni hiçi i hiçit, por lexova te “Betimi për drejtësinë” se tani ti je ai që po ftohesh para drejtësisë . Ky nuk është rasti i parë që do të ftohesh se të kemi bërë tri kallëzime penale duke i besuar institucioneve të drejtësisë dhe e vërteta do të dal sheshit. Unë para se të nisem në rrugëtimin tim i jam betuar familjes, kolegeve e kolegeve që punuan më misionin e shenjtë të edukimit ët brezave dhe gjakut të dëshmorëve , që me emblemën e UÇK-së , i sollën lirinë këtij trualli dhe zërin shqip të ziles në shkollat e Kosovës se do të vazhdoj të jem i ndershëm e ti kush je dhe kush do të jesh ?

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...