E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Jasharaj: Greva nuk do të ndalet, do ta padisim ministrin Hekuran Murati

- Advertisement1-

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar i Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ka deklaruar se greva e filluar nuk do të ndalet as më një shtator.

Jasharaj ka deklaruar se nuk e kanë pritur deklaratën e ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili kishte thënë se do të pezullohen pagat e grevistëve.

- Advertisement -

“Ligji për grevat nuk na ka dhënë asnjë mundësi tjetër, qëndrimi i grevistëve është dinjitoz. Kur doli një letër, nga një ud sekretar i ministrisë, ia falëm disi sepse menduam se e bëri me emocione se mos po arrin ta ketë përkëledhin e qeverise e ta avancojnë”, ka deklaruar Jasharaj.

“Por kur doli Murati, dhe tha se ai paska guxim ta ngulfatë zërin sindikal dhe ta mohoj të drejtën legjitime, si duket nga krenaria e krekosja nuk e ka lexu ligjin e grevave, grevat e ligjshme tona nuk ka të drejtë askush asnjë cent t’ua ndalë grevistëvë”, ka vijuar ai.

Tutje, Jasharaj ka deklaruar se janë duke e përgatitur lëndën për ta paditur ministrin Murati.

Ai e ka akuzuar ministrin e Financave se me qëllim po e “acaron”, situatën, sipas tij ai do duhej t’i ftonte sindikatat për diskutim dhe jo të kërcënonte.

“E kemi vlerësuar se në vend që të japë një shembull të mirë, ai pa qëllim a me qëllim e nxitë situatën, dhe irritomë tek anëtarësie, ne do ta kemi reagimin me kohë ekspertët e fushës së drejtësisë janë në konsultime, do të insistiojë që të përgatitet ëda dhe adresa tani më dihet, ëda do të drejtohet ndaj ministrit Hekuran Murati, i cili në vend se të jetë zë i qeverisë dhe ta qetësojë situatën ka pasur për qëllim frikësimin e grevistëve”, ka deklaruar ai.

Jasharaj ka bërë të ditur se pa marrë parasysh reagimet e Qeverisë së Kosovës, një shtatori do t’i gjejë nxënësit në shtëpi.

- Advertisement -rrrrrrr

Ai ka bërë të ditur se greva do të vazhdojë derisa Qeveria e Kosovës, ta ndryshojë casjen ndaj tyre dhe të ulet e të dialogojë me ta.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....