Presidentja Vjosa Osmani, deklaroi sot se gjatë pesë viteve kur vajzat e saj ndjekën mësimin në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë janë përballur me probleme të shumëta infrastrukturore gjatë shkollimit.
Osmani ceku problemet me kanalizime, ndërprerje të ujit, rrymës, e ngrohjes, bllokada totale të tualeteve,mungesë pastrimi per muaj të tërë, mungesë sigurie në shkollë, konfiskim të mjeteve të rrezikshme nga disa nxënës e shumë cka tjetër.
Lidhur me këtë deklaratë të presidentes Osmani, Gazeta Onnline për arsim AlbanianEducation.net ka biseduar me kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili thotë se gjendja në shkollat e vendit nuk është ashtu siç ka potencuar e para e shtetit.
“Ajo që ka deklaruar drejtoresha e shkollës ‘Ismail Qemali’ për median tuaj është e vërtetë. Nëse gjendja e shkollave në kryeqytet do të ishte e tillë siç ka deklaruar presidentja, atëherë në vende të tjera gjendja do të ishte edhe më e mjerë. Ne si SBASHK nuk kemi shënime se gjendja në shkollat tona është e mjerë, po të ishte situatë e tillë edhe kryetarët e shkollave në kryeqytet do të na njoftonin. Gjendja nuk është më e mira, por as e mjerueshme siç ka thënë presidentja nuk është. Nëse është e tillë, do të duhej që institucionet, presidentja, kryeministrit të veprojnë dhe të mos punohet në kushte të tilla”, ka deklaruar Jasharaj për AlbanianEducation.net.
“Pra, nuk është gjendja e tillë, aq e mjerë, ka rrymë, ujë të pijes në shkolla, por institucionet duhet të punojnë që të kemi shkolla të shekullit 21, me projektorë, laptopë, e jo të kemi tekste të shqyera për nxënësit e klasave nga 6 deri 9”, ka thënë Jasharaj.
I pyetur pse mund ta ketë thënë një deklaratë të tillë e para e shtetit, Jasharaj ka thënë se thejsht për ta gjetur një arsyetim.
“Duke u mundu ta gjejë një arsyetim, por nuk është zgjedhje presidentja, kryeministri, ministrat, t’i dërgojnë fëmijët në shkolla private, borxhi i tyre është që të kujdesen për kushte sa më të mira për mijëra nxënës e mësimdhënës që janë në shkollat publike. Nuk është zgjidhje që secilli udhëheqës t’i marrë fëmijët e tij e t’i dërgoj në shkolla private duke i lënë mijëra nxënës të punojnë në kushtë të tilla të rënduara”, tha ai.
Jasharaj tutje tha se institucionet duhet të punojnë sa më shumë për kushte më të mira në shkollat tona, pasi ende punohet me shkumës e shpuzë.
© AlbanianEducation.net – Të gjitha të drejtat e rezervuara