E diel, 19 Janar, 2025

Jasharaj e thotë edhe sot: Fatkeqësisht, greva do të vazhdojë

- Advertisement1-

Pavarësisht prej kërkesës së përfaqësuesve të institucioneve, as sot nuk do të fillojë viti i ri shkollor 2022-23 si pasojë e grevës e cila ka filluar që nga data 25 gusht.

Drejtues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) kanë njoftuar se greva nuk do të ndërpritet deri në plotësimin e kërkesave të tyre nga qeveria.

- Advertisement -

Ka hyrë në javën e dytë greva në arsim dhe, si pasojë e saj, është shtyrë fillimi i viti të ri shkollor 2022-23. Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë për Radio Kosovën se greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre nga qeveria.

“Bazuar në komunikimin që kemi pasur me anëtarësinë, përfundimi është që greva, fatkeqësisht, do të vazhdojë. Greva do të vazhdojë derisa qeveria të ulet e të bisedojë me sindikatat për kërkesat e tyre”, ka thënë ai.

Ndërsa sa i përket pakos së paraqitur nga kryeministri Albin Kurti, Jasharaj ka thënë se anëtarësia e ka mirëpritur, por kërkesat e sindikatave janë që të ketë dialog me qeverinë për ndarjen e 100 eurove për të gjithë zyrtarët publikë deri në miratimin e Ligjit të Pagave.

“Pakon e prezantuar nga qeveria anëtarësia jonë e ka përkrahur në mënyrë që t’u ndihmohet të gjithëve, por e ka konsideruar se nuk është angazhim për realizimin e kërkesave tona. Ne kërkojmë dialog dhe shtesën prej 100 eurosh deri në miratimin e Ligjit për Paga, nisjen e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore, plotësim-ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti dhe nënshkrimin e marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse”, ka treguar Jasharaj.

Thirrje për fillimin e vitit të ri shkollor kanë bërë drejtues të institucioneve dhe përfaqësues të prindërve dhe nxënësve.

Në lidhje me këtë, presidentja Vjosa Osmani ka takuar përfaqësues të SBAShK-ut, Këshillit të Prindërve dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës. Përveç SBAShK-ut, të gjithë kanë kërkuar që të hënën, më 5 shtator, të fillojë procesi mësimor.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...