E hënë, 24 Shkurt, 2025

Jasharaj: Duam nga 100 euro deri të miratohet Ligji i Pagave

- Advertisement1-

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka treguar se kërkesë e tyre është vazhdimi i ndarjes së shumës shtesë prej 100 eurove edhe pas muajit prill, si dhe përfshirja e sindikatave në dialogun mbi Ligjin për pagat.

“Përfaqësuesit tonë kanë insistuar në dy kërkesa që janë kyçe, kanë insistuar që 100 euro si kërkesë e jona të vazhdojë në muajt e ardhshëm derisa nuk bëhet Ligji i pagave në bashkëpunim me sindikata. Tjetra kërkesë është përfshirja e sindikatës në dialogun e barabartë mbi Ligjin e pagave dhe të dëgjohet e të merret parasysh, e të hyjë brenda versionit final të këtij ligji”, tha Jasharaj.

- Advertisement -

Jasharaj tha se pas një jave do të dihet nëse Qeveria do t’i marrë seriozisht kërkesat e tyre, në të kundërtën do të ndërmerren veprime sindikale.

“Ne morëm vendim që pas një jave të kemi një takim në nivelin e njëjtë dhe të shohim nëse deklarata e Kurtit do të kthehet në realitet, apo takime të sinqerta e korrekte dhe a ka angazhime të mirëfillta për realizimin e kërkesave tona. Nëse pas një jave nuk kemi asnjë lëvizje, do ta konsiderojmë se takimi i së premtes ka qenë sa për të thënë, dhe ne pastaj si sindikata më e madhe do të insistojmë që të vazhdojmë angazhime të përbashkëta. Kjo nënkupton që të gjitha sindikatat në sektorin e vet të fillojnë me veprime sindikale. Pra, kjo javë i mbetet qeverisë të dëshmojë a e ka sinqerisht që më në fund po i kthehet dialogut, apo vetëm sa për të thënë”, tha ai./KSP

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...