E diel, 19 Janar, 2025

Jasharaj: Do të vazhdojmë luftën me shkumës e shpuzë

- Advertisement1-

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, deklaroi se procesi mësimor do të nisë më 1 shtator, por shtoi se shumë nxënës e mësimdhënës nuk do t’i kenë tekstet shkollore.

Pas takimit me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, Jasharaj ai është shprehur se krahas gjendjes së krijuar, mësimdhënësit do të vazhdojnë “luftën me shkumës e shpuzë.

- Advertisement -

“Edhe në këto rrethana të padrejta të këtij sulmi të ri ndaj prindërve e nxënësve dhe vetë neve arsimtarëve, të Qeverisë Kurti e në këtë rast MASHTI-t e ministres, ne do të vazhdojmë betejën për dije me kushtet që i kemi. Qeveria me gjithë ato fjalë të mëdha të Kurtit, në vend që të na sjellë laptop e projektor, nuk po na sjell në shkolla as libra. Do të vazhdojmë betejën me gjysmë numri të teksteve, me shpuzë e shkumës, e ata nuk do të prajnë në Facebook-a e gjetkë për të na sharë prapë. Edhe ne jemi prindër, urojmë që prindërit të kalojnë këtë siklet, urojmë që të mos humben shumë ditë të mësimit”, është shprehur ai.

Jasharaj ka theksuar se mësimdhënësit janë të indinjuar me situatën e krijuar për tekstet shkollore, e prindërit “janë të nervozuar dhe të prekur”.

“Pikëpyetja më e madhe është se grevë s’ka, mësimi fillon të premten, por do të kemi nxënës dhe mësimdhënës pa mjetin e vetëm fatkeqësisht, pa tekste shkollore. Nuk dihet kur do të arrihet të kompletohemi me tekste shkollore”, ka thënë Jasharaj.

Kreu i SBASHK-ut ka theksuar se rreth 300 mësimdhënës kanë kërkuar pushim pa pagesë, e sipas tij, kjo mund të jetë bërë për të dalë jashtë vendit, në kërkim të një jetese më të mirë.

“E luta kryetarin Haradinaj me deputetë dhe të tjerë njerëz të ngritin edhe çështjen e arsimit në tërësi, të bëjnë një luftë shtesë që koeficienti kaq i ulët në paga të ngrihet sepse me këtë koeficient kemi pakënaqësi në arsim, në polici, te zjarrfikësit dhe kudo. Po mbeti ky koeficient gjatë, do të kemi ikje edhe nga sistemi arsimor…Kemi një shifër që janë diku 300 kolegë që kanë kërkuar pushim pa pagesë dhe kam frikën se këtë pushim ata mund ta shfrytëzojnë për të dalë jashtë dhe nëse rehatohen atje nuk do të kthehen, e pastaj të tjerët do ta ndjekin të njëjtën rrugë dhe ç’na duhen nxënësit pa mësuesin shqiptar në ato shkolla”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...