E martë, 25 Shkurt, 2025

Jasharaj: Do të insistojmë tek pozita e opozita që ta ngrisin koeficientin e pagave

- Advertisement1-

Rrahman Jashraj kryetar i SBASHK-ut, ka thënë se Sindikatë kanë menduar që Ligjin e Pagave dhe atë për Skemat Pensionale i miratuar tashmë së fundmi, do të kërkojnë nga deputetët që të bëjnë ndryshime.

Jasharaj thotë se do të insistojnë tek pozita e opozita që ta ngrisin koeficientin e pagave, i cili është 105 €.

- Advertisement -

Ajo që di dhe që jemi marrë vesh është që me t’u kthyer deputetët nga pushimi, ne do të bëjmë kërkesa tek pozita dhe opozita, që ata të angazhohen që të ngritet vlera e koeficientit dhe të angazhohen që të bëhen përmirësimet e duhura te ligji për skemat pensionale të financuara nga shteti”, u shpreh ai për FrontOnline.

Kryesindikalisti Rrahman Jasharaj thotë se një pjesë e madhe e arsimit është e pakënaqur me pagat.

Ai thotë me Ligjin e Pagave, administrata e universiteteve nuk kanë rritje fare.

“Një pjesë e madhe e sistemit arsimor, vërehet një ngritje e pagës nga Ligji i Pagave, e kam fjalën në çerdhe dhe punëtorët teknik janë ndarë pak më të kënaqur. Te ata nuk arrihet as 100 euro rritje, të pakënaqur plotësisht janë punëtorët e shkollave të mesme, dhe me arsyen më të madhe, tepër të pakënaqur janë administrata në universitetet e Kosovës, ngase tek ata nuk kanë rritje fare”, deklaroi ai .

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...