E martë, 26 Nëntor, 2024

Jasharaj apo Nagavci, kush triumfon në fund?

- Advertisement1-

Pavarësisht se nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit kanë njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor sot me 1 shtator, shkollat në Prishtinë janë duke respektuar vendimin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, për grevën.

Këtë e kanë konfirmuar nga disa shkolla fillore e të mesme të ulëta në kryeqytet.

- Advertisement -

Nga Shkolla Fillore e Mesme e Ulët, “Nazim Gafurri” në Prishtinë kanë deklaruar për Infokus se greva në këtë shkollë ka filluar sot, dhe se të gjithë mësimdhënësit janë në shkollë por mësimi nuk po mbahet.

“Janë duke u mbajtur grevat, të gjithë mësimdhënësit janë në punë por grevat janë duke u mbajt”, kanë deklaruar nga kjo shkollë.

Gjithashtu edhe shkolla “Hasan Prishtina”, po e bënë të njëjtën gjë.

Drejtoresha e kësaj shkolle Sofie Bonjaku deklaroi shkurt për Infokus se greva është duke u respektuar.

E po ashtu edhe shkolla “Xhavit Ahmeti”, është duke e respektuar grevën, por me përjashtim të një mësimdhënëse.

“Në SHFMU “”Xhavit Ahmeti” greva është duke u respektuar në plotëni. Mësimdhënësit janë të gjithë në vendet e punës. Këshilli grevist e ka paraparë që nga ora 9:00- 12:00 të qëndrojnë në shkollë. Në shkollën tonë përjashtim nga greva bën një mësimdhënëse ed.muzikore”, deklaroi drejtori i kësaj shkolle, Xhavit Berisha për Infokus.

- Advertisement -rrrrrrr

Ndërkohë nga ana e ministrisë në një përgjigje kanë treguar se janë të gatshëm të fillojnë procesin mësimor, por si duket të paktën nga shkollat në kryeqytet, nuk po respektohet vendimi i kësaj ministrie e madje SBASHK-un nuk e ndalen as kërcënimet pët ndaljen 90 euro në paga gjatë kohës sa mësimdhënësit janë në grevë.

“Ashtu siç jemi deklaruar edhe më herët, paralajmërimet e SBASHK për ndërprerje të procesit mësimor kundrejt rritjes në paga nuk kanë arsyetim! Sindikata gëzon të drejtë të garantuar ligjore për organizim dhe reagim sindikal, por nuk mund të cenoj të drejtën kushtetuese të nxënësve për shkollim. Si Ministri saherë kemi marrë kërkesa nga SBASHK-u për takime u jemi përgjigjur pozitivisht. Kërkesë e tyre fillestare ka qenë Ligji për paga kurse më vonë dolën me kërkesën tjetër për 100 euro”, janë përgjigjur nga ministria për Infokus.

Kujtojmë që kjo grevë e organizuar ka ardhur si shkak e kërkesës së sindikalistëve për të pasur nga 100 euro mbështetje për të gjithë mësimdhënësit.

Ndryshe nga Qeveria e Kosovës kanë bërë të ditur se grevistëve do të ju ndalet paga për këto ditë që mbahen grevat.

E një gjë të tillë përfaqësuesi i BSPK-së, Rraham Jasharaj ka thënë se greva e tyre është ligjore dhe nuk kanë të drejtë të prekin mësimdhënësit në paga.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Mid’hat Frashëri” në Krajk të Hasit feston në mënyrë madhështore 28 Nëntorin

Fëmijët e klasës përgatitore të SHFMU "Mid'hat Frashëri" Krajk -Has me edukatoret e tyre...

VJEN PREMTIMI I MADH: Nga 671 në 840 euro, rritje e pagave të mësimdhënësve në javën e parë të qeverisjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar në Vushtrri planin...

Shkolla “Pjetër Budi” në Lubizhdë të Hasit organizon program festiv për 28 Nëntorin

Për nder të “28 Nëntor” , SHFMU “Pjetër Budi”, organizoi një program festiv për...

Poezi nga Teutë Bajraktari Cakaj: Në dheun e tokës sime

Në dheun e tokës sime Nëpër gurë të djegur, nëpër dhe të shkrumbuar Këmbët tona të...